Edhe Pallati i Brigadave me menaxhim të ri. Qeveria e ka për zemër Shqipërinë
Më datën 22 qershor të këtij viti, qeveria shqiptare ka miratuar nën firmën përfaqësuese të Arben Ahmetajt një vendim për një plan të Menaxhimit të Integruar të Ansamblit Historik të Pallatit të Brigadave.
Plani është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe është i gjatë, mbushur me ilustrime dhe deklamacione të tipit “sit unik”, “objekt i jashtëzakonshëm” e kështu me radhë si e si për të mbushur mendjen se njësoj si Duçja dikur, edhe Qeveria e Shqipërisë e ka për zemër Shqipërinë.
Në thelb plani është i thjeshtë: menaxhimi në një sistem varëise ndërinstitucionale nuk është më efikas dhe propozohet një strukturë autonome vetëfinancimi. Rijetëzimi i ansamblit, ja se çfarë synohet, kthimi i tij në destinacion turistik, pa i humbur funksionet bazë.
E thjeshtë fare: e morën edhe Pallatin e Brigadave për t’i nxjerrë ndonjë lek. Përrallat me trashëgimi vështirë t’i hajë kush në këtë vend më.
Add new comment