Gjuhë e pavend ndaj Bullgarisë?! Ndoshta sepse kryeministri ndihet pak leshko

Postuar në 23 Qershor, 2022 11:29

Enver Robelli shkruan për atë që e quan “gjuha e pavend e Edi Ramës ndaj Bullgarisë”. Arsyetimi është i thjeshtë: Bullgaria i ka vënë veton Maqedonisë së Veriut, jo Shqipërisë, ndonëse kjo penalizohet. Ndaj z. Rama nuk ka sesi të justifikohet në këto që thotë për Bullgarinë. 

E drejtë në parim, por përtej kapardisjes së kryeministrit të Shqipërisë, i cili çfarëdo lloj gjëje të thotë se vë kush ujët në zjarr – e me gjasë ndaj edhe flet kështu – ka edhe një arsye tjetër që z. Rama të shfryjë kështu. Rreth dy vite më parë ai shpiku pakicën bullgare në Shqipëri, imponoi një parlamenti delesh miratimin e ligjit ku ishin bullgarët e Shqipërisë për të sajdisur Sofjen bullgare dhe duke i ngulur thikë në shpinë Maqedonisë së Veriut ku jetojnë edhe shqiptarë. 

Sot z. Rama ndihet pak leshko që diplomacia e tij gjeniale nuk u shpërblye por vendi mbetet peng i këtyre debateve. Sigurisht z. Rama nuk do fliste kështu nëse opsioni i ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut do të kishte ndodhur. Por as atë nuk e arriti dot, kështu që ky anëtar apo kalorës i Legjionit të Nderit thjesht flet qesim se çfarë mund të bëjë tjetër xhanëm. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.