Bjellorusia bën ofertë: Tranzit të grurit ukrainas në këmbim të aksesit në portet e Balltikut
100 ditë luftë dhe sinjalet e para të çlirimit të rrugëve tregtare kanë nisur të jepen. Pas deklarimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, se Rusia do të lejonte daljen e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, është presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko që bën një ofertë të ngjashme.
Sipas “Reuters”, Lukashenko ka diskutuar hapjen e territorit bjellorus për tranzitimin e grurit ukrainas, në këmbim të aksesit të vendit të tij në portet e Balltikut gjatë një bisede telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Bjellorusia është një ndër vendet kryesore në botë për prodhimin e kripërëve minerale potasike, që janë shumë të rëndësishme për bujqësinë.
Add new comment