Duhet një Çuç në çdo qeveri
I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nuk kanë biletë e s’janë në Tiranë mos tentojnë të vijnë atë ditë në Tiranë se qyteti do jetë në dispozicion të tifozerive, miqve dhe atyre që kanë një biletë.
I bëj thirrje të gjithë binzeseve që nuk kanë lidhje me finalen, jo baret e restorantet, e gjithë bizneset e shërbimet, por të tjerat si bankat apo zyrat e ndryshme private që si kemi bërë me institucionet publike apo shkollat ta bëjnë e ata ta shpallin ditë pushimi të mërkurën se do jetë e paralizuar sa i takon qarkullimit të mjeteve gjithë Tirana.
Ne kemi marrë masa që cdo tifoz mik t’i ketë dyert e hapura e gjithë kanalet e dedikuara në mënyrë që të aksesojnë Tiranën me formën sa më të lehtë e kollajtë.
Mos tentoni të vini në Tiranë të mërkurë, sepse Tirana do jetë e miqve nga Roterdami dhe Roma
Kjo është thirrja publike që ka bërë sot ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, i cili ka shpallur kështu paralizimin e kryeqytetit për një ndeshje futbolli. Nuk e dimë si do dukej Erion Veliaj nëse do bënte një thirrje të kësaj natyre, por na duhet të kënaqemi edhe me shfaqjen e Çuçit që thotë me lehtësinë më të madhe gjëra nga më absurdet.
Kryeqyteti kyçet kështu nën peshën e jashtëzakonshme të një ndeshjeje futbolli që shpallet si emergjencë kombëtare e ngjashme me kushtet e një lufte.
Nuk dihet nëse ka ndodhur më parë që të deklarohet mbyllja e një kryeqyteti për çështje të një ndeshjeje futbolli, që prevalon kështu mbi çdo nevojë apo liri për lëvizjen e qytetarëve. Duhet një Çuç për deklarata të këtilla të cilat padyshim nuk kanë ndonjë gjë autoritare për shkak të dozës së lartë të budallallëkut që përçojnë.
Comments
Çuc biberoni
Me çuça ecen lideri para
Add new comment