Gjoba dy aeroporteve belge për matjen e temperaturës së udhëtarëve
Autoriteti Belg për Mbrojtjen e të Dhënave (DPA) ka gjobitur me 300 mijë euro në total dy aeroportet e Brukselit për përdorimin e kamerave termike për të matur temperaturën e trupit të udhëtarëve gjatë pandemisë Covid-19.
Gjatë pikut të Covid-19, aeroportet “Zaventem” dhe “Charleroi” përdorën kamera termike për të kontrolluar nëse njerëzit kishin temperaturë mbi normalen.
Në Zaventem, udhëtarëve me temperatura të larta iu bë një kontroll shtesë dhe madje iu kërkua të plotësonin një pyetësor në lidhje me simptomat e mundshme që lidhen me Covid-19. Këto të dhëna më pas u ruajtën.
Pikërisht përpunimi i të dhënave shëndetësore u ka kushtuar shtrenjtë dy aeroporteve.
“Ne e kuptojmë se kompanitë janë goditur rëndë nga pandemia dhe u është dashur të marrin masa urgjente të paprecedenta. Megjithatë, rregullat e privatësisë janë mbrojtje thelbësore për të drejtat dhe liritë e individëve, dhe për këtë arsye duhet të respektohen”, tha Hielke Hijmans, kryetare e Dhomës së Mosmarrëveshjeve.
DPA tha se do të sigurohet që vendimi të zbatohet dhe të shërbejë si precedent për raste të ngjashme.
Vendimi ynë sot është edhe më i rëndësishëm sepse mund të shërbejë si udhërrëfyes për çdo përpunim të ngjashëm të të dhënave, qoftë në kontekstin e krizës shëndetësore apo jo.
Aeroporti "Charleroi" u gjobit me 100 000 € (aty u kryen kontrolle të temperaturës nga qershori 2020 deri në mars 2021), ndërsa "Zaventem" u gjobit me 200 000 € (kontrollet e temperaturës u kryen nga qershori 2020 deri në janar 2021).
"Ky vendim tregon se sa e rëndësishme është të kryhet një vlerësim rigoroz dhe gjithëpërfshirës i ndikimit të mbrojtjes së të dhënave përpara se të zbatohet çdo përpunim i të dhënave që mund të përbëjë rrezik për individët", tha David Stevens, president i DPA.
Add new comment