Presidenti rikthen ligjin e buxhetit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar kthimin për rishqyrtim të ligjit për buxhetin 2022. Në arsyetimin e vet, kreu i shtetit vë në dukje se buxhetit i mungon dimensioni social, një vëretje kjo që shoqërohet me një sërë të dhënash dhe argumentesh financiarë. Në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial:
Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;
Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;
Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë;
Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit CoVid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor
thekson Meta.
Në argumentim të dekretit, Presidenti ka sjellë në vëmendje disa të dhëna statistikore me tregues financiarë për nivelin e varfërisë që ilustrojnë realitetin e Shqipërisë.
Diskutimi mbi buxhetin është patjetër teknik, por tregues të tillë të varfërisë duhen konsideruar dhe në këtë kuadër dekreti I presidentit duhet marrë parasysh, ndonëse pas tij mundet të ketë edhe arsye politike. Në fund të fundit, prej vitit 2005 e më pas, kohë kur vendi përjetoi rritje, do të duhej që problemet e varfërisë dhe burimeve njerëzore të kishin marrë një drejtim, sidomos në kushtet kur çdo qeveri flet e deklamon statistika hiperbolike zhvillimi.
Add new comment