Trump do të kthehet përmes platformës së vet sociale
Donald Trump po përpiqet të rikthehet në mediat sociale, pas largimit nga Tuiter, Facebook dhe Youtube. Por për shkak të vendimit përfundimtar për largimin e tij nga këto dy platforma, do të duhet një media e re sociale për të. Për këtë, ai u është drejtuar investitorëve.
Trump Media & Technology Group (Tmtg) dhe kompania partnere Digital World Acquisition njoftuan se një grup investitorësh, për të cilin nuk jepen detaje, janë zotuar të paguajnë një miliard dollarë për start-up-in me të cilin ai do të lançohet në fillim të vitit të ardhshëm. Pasi u largua nga tri rrjetet sociale, për mesazhet e tij nxitëse në lidhje me sulmin e Kongresit, Trump do të rikthehet përmes platformës së re, Truth Social.
Shuma që ofrojnë investitorët do t’u shtohet 293 milionë dollarëve të mbledhur nga Digital Word me një IPO në shtator.
Plani i kompanisë së mediave sociale të Trump është që të lançohet përmes bashkimit me World Acquisition, e cila është një kompani blerjesh me qëllim të veçantë (Spac), pra një kompani e krijuar me qëllimin e vetëm për të blerë një kompani private dhe për ta nxjerrë atë në bursë, duke shkurtuar kohën e shitjes së aksioneve tek publiku.
Add new comment