Konflikti i afërt në Ballkan, edhe Britania e Madhe cakton të Dërguar Special
Edhe Britania e Madhe ka caktuar së fundmi një të Dërguar Special për Ballkanin. Sir Stuart Peach është zgjedhur nga kryeministri Boris Johnson për të përfaqësuar Londrën me ç’rast ky i fundit ka theksuar edhe rëndësinë që ka rajoni ynë:
Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e angazhuar në sigurinë europiane. Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e vte në më shumë se dy dekada. Ne kemi një përgjegjësi për të bërë gjithçka mundemi për të ruajtur arritjet e deritanishme përmes paqes dhe dialogut – ne nuk mund të lejojmë rikthimin e çdo lloj dhune dhe ndarjeje të së shkuarës. Përvoja e Sir Stuart dhe ekspertiza e tij do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare në mbrojtjen e paqes dhe promovojë integrimin euro-atlantik në këtë rajon krucial
ka thënë Johnson.
Së fundmi ka patur raportime të shumta për mundësinë e një ndarjeje të re në Bosnje-Hercegovinë, një vend që nuk ka gjetur dot paqen e brendshme pas më shumë se 26 vjetësh të luftës që çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë.
Add new comment