Vipëria...

Postuar në 01 Nëntor, 2021 14:55

Hallouini festohet edhe në Shqipëri, si u maskuan vajzat “VIP” të Tiranës

Këtë titull e gjen te faqja online e gazetës “Tema” e cila përcjell në të disa foto të këtyre vipave me thonjëza që kanë festuar 31 tetorin.

Bora, Zajmina, Nevina, Oriola dhe Anxhela, janë disa prej vajzave që shfaqen në galerinë e gazetës. Këto janë produktive sepse çdo foto që shfletohet ka një klik që numerizon shikueshmërinë. Dhe këtu mjafton interesi i gazetës për këto shtojzovalle të virtualitetit që shpallen e çshpallen VIP në funksion të interesit dhe shikueshmërisë.

E këto vipa na ofrohen edhe si model shoqëror, si referencë për atë që është në modë, e bukur, tërheqëse, e suksesshme, e lakmuar. Të gjitha këto përfundojnë në Vlerë. Vlerë jo në vetvete, por e marketueshme duke invaduar me forma nga më të ndryshmet shtëpitë e çdo shqiptari, mendjen e çdo adoleshenteje ndoshta dhe duke sfiduar kështu të gjithë sistemin e edukimit që pretendojmë se kemi.

Kush jeton më mirë? Një i shkolluar apo një si këto zonjushet “e mrekullisë dixhitale”? Patjetër që këto, sepse në fund të fundit, për aq sa kemi mundësi të shohim, këtyre nuk u duhet as të mendojnë. Dhe të menduarit është angazhim kolosal kur e merr seriozisht.

Kush ka përvojë në media e di sesi ka evoluar ëndrra e gazetarisë: nga dëshira për të publikuar një shkrim, në dëshirën për “të dhënë lajme”. Pra nga angazhimi te performimi. Dhe ky evolucion lidhet me inflacionin e imazhit në një shoqëri që është në hasmëri me mendjen, sepse Imazhi garanton spektaktlin e vizibilitetit, e afirmimit vizual. Që këtej vjen vlera në një treg me hierarki të përmbysura ku flitet për media përherë e më shumë dhe gazetari përherë e më pak.

Shihni fotot e zonjushave për të kuptuar diçka: njëra pozon mbi qytet me kostumin alla Batman, tjetra është Maleficent, tjetra a la français, tjetra…Të gjitha superheroina - qw pajtohen te Shala e gjatw dhe vithet e kwrcyera - që duan të na shpëtojnë ne qyqarëve nga vetmia dhe privacioni për të bukurën. Çfarë shërbimi! Çfarë asistence sociale mund të thoshim për vegjëlinë nga këto gjysmëperëndi të internetit shqip!

Në fund të fundit duhet t’ua njohim meritën edhe këtyre edhe mediave: Hallounin, Krishtlindjet dhe ndonjë festë tjetër që ka Sërë si i thonë, t’i lëmë t’i festojnë këto. Vipat pra. Festat për vegjëlinë ku hahet e pihet, ku kalohet me familje e ku flitet për diçka, t’i mbajmë për vete sa pa hyrë në mode edhe këto.

Shaptilografisti

Comments

Submitted by Pinoku (not verified) on

Po Gopiola, Piçkiana, Vrimela dhe Pidhalda cfare kostumesh kishin?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.