2018, në pushtet, 2019, Nobel për Paqen. 2021, i akuzuar për Genocid

Postuar në 30 Tetor, 2021 20:08

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka lënë së fundmi hapësirë një trajtimi mbi situatën në Etiopi, duke u marrë në të vërtetë jo me ecurinë e luftimeve mes Adis Abebës dhe rajonit të Tigrayt në kufi me Eritrenë, por me figurën e kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed. Një nobelist për paqen në vitin 2019, që sot akuzohet se drejton një palë ndërlftuese të përfshirë në genocid.

Një incident i vogël, por domethënës i vitit 2018 në SHBA ilustron më së miri se çfarë qëndron poshtë pamjes së jashtme të cilën kaq shumë e vlerëson komiteti i Nobelit. Në një takim me etiopianë në Los Angeles, Ahmed shoqërohej nga Konsulli i Përgjithshëm i Etiopisë, Berhane Kidanemariam, vetë nga Tigray. Kur etiopianët e mbledhur aty nisën të thërrisnin kundër tij, kryeministri, asokohe ende pa e marrë Nobelin, nuk reagoi. Tre vjet më pas konflikti ka përfshirë vendin dhe nuk duket se ka zgjidhje të shpejtë. Sot siç raportohet, një Nobelit për Paqen kërcënon me uri një rajon të tërë.

Në kërkim të përgjigjeve Der Spiegel foli më bashkëpunëtorë, diplomatë, ish-ministra dhe vëzhgues për një kohë të gjatë…ata japin një tablo të një lideri që është bërë përherë e më shumë rezistent ndaj këshillave, beson në misticizëm, është i fiksuar me pushtetin dhe mendon se ai është zgjedhur nga Zoti. Dhe që e sheh Çmimin Nobel si një lloj karta Bianca

shkruan revista gjermane.

Ai erdhi në pushtet pas 27 vjetësh dominimi të një koalicioni të drejtuar nga politikanë nga Tigray, dhe ka karrierë në shërbimet sekrete.

Komuniteti ndërkombëtar e admiroi reformatorin e supozuar. Abiy fliste gjuhën e tregut. Ai e quante veten një kapitalist dhe premtonte hapte ekonominë duke privatizuar kompanitë shtetërore. Ai premtonte të lëvizte përtej kufijve të politikës dhe etnicitetit. Ishte një mesazh të cilin donin ta dëgjonn shumë në Perëndim. Në të njëjtën kohë ai liroi të burgosurit politikë, foli për demokracinë dhe lavdëroi shtypin e lirë

shkruan revista.

Kaq mjaftoi që etiopiani të profilizohej si djali i mirë në Perëndim, të cilit i duhej dhënë një dorë. Në vitin 2018 ai negocoi një marrëveshje paqeje me diktatorin eritreas Isaias Afwerki, e cila ende sot nuk njihet. Pas kësaj, vetëm një vit nga ardhja në pushtet, ai u nobelizua si paqësor. Dhe kjo solli imunitetin e një njeriu që është lëshuar në luftë.

Kam bindjen se Komiteti i Çmimit Nobel është përgjegjës për atë që po ndodh në Etiopi, të paktën pjesërisht

citohet Mehari Taddele Maru, një profesor në European University Institute në Firence që shton se Abiy u nderua për një marrëveshje që në të vërtetë përgatiti luftën. Është një njollë për Komitetin e Nobelit që në dy dekadat e fundit ka humbur shumë nga aureola dhe autoriteti i vet.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Njesoj si Obama. Fitoi Nobel dhe vrau me qindra civile e femije me Drone ne Pakistan e Afghanistan. E te mos flasim per nobelisten tjeter Aung San Suu Kyi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.