BE i jep Afganistanit 1.16 miliardë dollarë
Bashkimi Europian do t’i akordojë Afganistanit dhe vendeve fqinje 1.16 miliardë dollarë ndihmë për të shmangur "katastrofën".
"Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolaps të madh humanitar dhe socio -ekonomik në Afganistan," tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, në një deklaratë.
Premtimi i BE-së erdhi pak para samitit virtual të Grupit 20 me temën e Afganistanit, ku një nga çështjet më të diskutueshme është se si të shmanget uria dhe reduktimi i shërbimeve bazë pa ofruar njëkohësisht një “litar shpëtimi” simbolik për udhëheqësit talebanë.
Deri dy muaj më parë, kur talebanët morën kontrollin, Afganistani ka mbijetuar me ndihmën ndërkombëtare - por ky fluks është ndalur tani që vendet kanë ndërprerë lidhjet diplomatike.
Shumë nga donatorët më parë më të mëdhenj, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, i kanë bërë presion talebanëve që të tregojnë përparim në çështje si të drejtat e grave dhe luftimi i terrorizmit.
Add new comment