Drejtuesi i Moderna: Normaliteti kthehet në mesin e 2022-it. CoVid do khehet si gripi
Drejtori Ekzekuitv i Moderna-s, kompania e njohur farmaceutike, Stephane Bancel ka deklaruar për gazetën zvicerane “Neue Zuercher Zeitung” se pandemia e CoVid-19 mund të marrë fund brenda një viti.
Nëse shikon ekspansionin e industrisë farmaceutike në kapacitete prodhuese të vaksinës gjatë gjashtë muajve të shkuar, do të ketë doza të mjaftueshme në mesin e vitit tjetër saqë çdo njeri mbi tokë të mund të vaksionohet. Dozat përforcuese mundet po ashtu të jenë të mundura në masën që do të kërkohet
është shprehur ai.
Sipas Bancel në treg së shpejti do të ketë vaksina edhe për fëmijët, teksa ka shtuar se vaksinimi nuk është e vetmja mënyrë për t’u imunizuar.
Ata që nuk do të vaksinohen do të imunizojnë veten natyralisht, për shkak se variant Delta është ka ngjitës. Në këtë mënyrë ne do të përfundojmë në një situatë të ngjashme me gripin. Mund të vaksinohesh dhe të kesh një dimër të qetë. Ose nuk vaksinohesh dhe rrezikon të sëmuresh dhe me gjasë përfundon në spital
ka shtuar ai.
Bancel e sheh rikthimin në situatën normale të para pandemisë në gjysmën e dytë të vitit 2022.
Add new comment