"Miniera" e të dhënave, Amazon shtrihet edhe në tregtinë tradicionale

Postuar në 01 Shtator, 2021 15:35

Pasi e sfidoi me sukses për disa vite me radhë tregtinë tradicionale me shitjet online, Amazon planifikon të hapë dyqane të mëdha fizike në të ardhmen e afërt. Dyqanet do t'u ofrojnë klientëve rroba, pajisje elektronike, pajisje kuzhine dhe më shumë, sipas The Wall Street Journal. Gjiganti i tregtisë elektronike dhe web hosting planifikon që dyqanet e para t’i hapë në Kaliforni dhe Ohajo.

Dyqanet e Amazon pritet të zënë afërsisht 30 000 metra katrorë. Kjo sipërfaqe është më e vogël se gjigantët Macy's ose Target, por në përmasa të ngjashme me dyqanet e hapura kohët e fundit nga Nordstrom.

Pse kjo kthesë e papritur?

Pas vendimit të Amazon për dyqane “me tulla dhe llaç”, siç janë libraritë, mund të ketë një të errët por të thjeshtë: të dhënat.

Sipas Gizmodo, Amazon qëndron pas Facebook dhe Google, kur bëhet fjalë për industrinë e reklamave dixhitale. Për të fituar më shumë terren, ata po kërkojnë mënyra të reja për të tërhequr tregtarët me të dhëna në platformën e tyre.

Ndërsa Amazon ia ka dalë t’i shfrytëzojë njohuritë nga blerjet që përdoruesit kanë bërë në dyqanet e saj online, me blerjet në dyqanet fizike nuk ka ndodhur e njëjta gjë. Me hapjen e dyqaneve fizike Amazon, kjo do të bëhet e mundur.

Është e ditur që kompania e Jeff Bezos mbledh informacione të shumta në lidhje me klientët që blejnë përmes Amazon Go, Librarisë Amazon dhe Whole Foods. Me një zinxhir dyqanesh, ata do të mbledhin edhe më shumë të dhëna në lidhje me tendencat e blerjeve në të cilat nuk kanë pasur akoma akses.

Kjo do të bëjë që blerësi të “skanohet” në detaj dhe të mësohet cilat produkte blen, cilat tërheqin interesin e tij, madje edhe cilat thjesht i shikon dhe i vendos prapë në raft.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.