Raportime mediatike për arrestime në Mal të Zi: Po planifikohej vrasja e disa prokurorëve

Postuar në 13 Gusht, 2021 17:51

Mediat në rajon raportojnë për një valë arrestimesh sot në Malin e Zi të personave që dyshoheshin se kishin në plan të vrisnin disa zyrtarë publikë. Urdhëri i arrestit është dhëë nga Zyra e Prokurorit Special të Shtetit cituar nga televizioni shtetëror malazez.

Sipas gazetës “Vijesti” personat e arrestuar janë pjesë e një grupi të afërt me klanin Skaljar, që u vu nën akuzë para disa ditësh nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, si përgjegjës për disa vrasje.

Milan Brajovic nga Danilovgradi, Zoarn Perovic dhe Dusan Boljevic nga Podgorica, Nino Korac nga Berane, Aleksandar Roncevic dhe Stefan Micic nga Bari ndërkohë që është shpallur në kërkim intensiv një person me rezidencë në Kotorr.

Dy anëtarë të bandës, Stefan Djukic dhe Emil Tuzovic ndodhen në një burg ukrainas për tentativë vrasjeje.

Objektivi i grupit për momentin ishte gjyqtarja Biljana Uskokovic që aktualisht drejton një hetim kundër Stefan Djukic, nën akuzë për vrasje dhe tentativë vrasjeje, ndërkohë që shënjestra të tjera mendohet se kanë qenë Shefi i Prokurorisë Speciale, Milivoje Katnic, Prokurori Sasa Cadjenovic, ish-ndihmës drejtori i Policisë, Zoran Lazovic, djali i tij Petar që punon në Shërbimin Sekret malazez.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.