Malajzi/ Asgjësohen 1069 pajisje për prodhimin e Bitcoin (VIDEO)

Postuar në 18 Korrik, 2021 14:01

Në Malajzi, policia asgjësoi 1069 aparatura për prodhimin e kriptomonedhave. Operacioni i koordinuar mes policisë dhe kompanisë së energjisë elektrike Saeawak Energy në qytetin e Miri. Pajisjet e sekuestruara nga policia përgjatë periudhës shkurt-prill u asgjësuan duke u shtypur me makineri të rënda.

Në total, kostoja e pajisjeve të shkatërruara arrin vlerën 1.25 milion dollarë.

Ndërsa Sarawak Energy pretendon se ka humbur energji me vlerë afërsisht 2 milionë dollarë në këto pajisje.

"Vjedhja e energjisë elektrike për aktivitetet e minierave Bitcoin ka shkaktuar ndërprerje të shpeshta të energjisë dhe në 2021", tha Hakemal Hawari, shef i policisë në Miri, për gazetën lokale Malajziane The Star.

Të njohura si kriptominiera, këto pajisje konsumojnë shumë energji elektrike, që rrjedhimisht ka edhe  ndikimin e dëmshëm në mjedis. Në fakt, Elon Musk pretendoi se ishte kjo një nga arsyet më të mëdha pse ai zgjodhi të bojkotonte Bitcoin si një formë pagese për Tesla.

 

Comments

Submitted by lere lere (not verified) on

kjo tamam qe eshte show. se nuk kishin mundesi ti cmontonin ndryshe ....
bile bile kane bere dhe krim ambientalist se tashti nuk i shkoqit dot materialet e ketyre kompiuterave kollaj.
malajzi .... hesapi nuk e lodhin mendjen shume. Tamam si ne shqiperi.
e cfare jane 1000 cope ne nje network boteror?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.