Japonezët thyejnë rekordin e shpejtësisë së transmetimit të të dhënave
Një teknologji e re e zhvilluar nga inxhinierët japonezë ka thyer rekordin e deritanishëm të shpejtësisë së transmetimit të të dhënave. Përgjatë një kablli optik më shumë se 3 000 kilometra i gjatë, ekipi arriti një shpejtësi të transmetimit të të dhënave prej 319 terabitë për sekondë (Tb/s).
Kjo jo vetëm që thyen rekordin e mëparshëm të një 178 Tb/s, por teknologjia e re përputhet me infrastrukturën ekzistuese, që do të thotë se mund të azhurnohet relativisht lehtë.
Rekordi i ri u vendos nga një ekip shkencëtarësh dhe inxhinierësh të udhëhequr nga fizikanti Benjamin Puttnam i Institutit Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Japonisë (NICT), raporton ScienceAlert.
Risia është një fibër optike me tre bërthama (three-core), një teknologji që kanalizon të dhënat përgjatë tre tubave të fibrave optike ndryshe nga një që përdorin fibrat standarde, në mënyrë që të zvogëlojë deformimin e sinjalit në distanca të gjata.
Të dhënat transmetohen duke përdorur teknologjinë e quajtur multipleksimi i ndarjes së gjatësisë së valës. Ai rrezatohet nga një lazer që ndan sinjalet në 552 kanale dhe i dërgon ato në katër bërthamat e fibrave optike.
Në interval 70 kilometra (43.5 milje) përgjatë fibrave, amplifikatorët rrisin fuqinë e sinjalit për të ulur në minimum humbjet në distanca të gjata. Këta amplifikatorë janë dy lloje të rinj të bërë me elementët e rrallë të tokës, thulium dhe erbium.
Në përgjithësi, shkalla mesatare e të dhënave për kanal ishte rreth 145 gigabit për sekondë për çdo bërthamë, dhe rreth 580 gigabit për sekondë për të katër bërthamat së bashku.
Veshja për të katër bërthamat e fibrave optike së bashku ka të njëjtin diametër si fibra optike standarde me një bërthamë.
Rezultatet u prezantuan në Konferencën Ndërkombëtare mbi Komunikimet me Fibër Optike në qershor.
Add new comment