Gjurmët më të hershme të një produkti kozmetik gjenden në Slloveni
Gjurmë të një produkti kozmetik të përdorur nga njerëzit para shumë mijëvjeçarësh janë gjetur në Slloveni. Një ekip studiuesish të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Slloveni dhe Qendrës për Arkeologjinë në Ederhard Karls Universitat Tubingen në Gjermani i publikuan gjetjet e kërkimeve të tyre në revistën “Journal of Archaeological Science”.
Një shishe e vogël qeramike e gjetur në Zgornje Radvanje, në Slloveni, ngjalli kureshtjen e arkeologëve në vitin 2014, për shkak strukturës së saj, që linte të kuptohej se mbahej e varur në meso se në qafë. Shishe të ngjashme u gjetën me kalimin e viteve gjatë gërmimeve në të njëjtin rajon.
Studimi i thelluar i brendësisë së shisheve gjeti gjurmë të cerusitit, i cili nganjëherë njihet si 'plumbi i bardhë' ose karboniti. Shishe të ngjashme janë gjetur në vende të ndryshme nëpër botë gjatë gjithë historisë. Studiuesit thonë se shumë prej shisheve të vogla kishin edhe një aksesor shoqërues, që siç duket ka shërbyer për nxjerrjen e përbërjes. Ekipi i studiuesve gjeti gjithashtu copa të vogla dhjami kafshësh, dyllë bletësh dhe vajra bimësh në shishe; të gjithë elementë që të lënë të kuptosh se janë përdorur për aplikim në lëkurë.
Shishet datojnë midis viteve 4350 dhe 4100 para Krishtit, çka i bën ato dëshminë më të vjetër të përdorimit të kozmetikës në Evropë. Kjo do të thotë se me aq sa dihet deri tani, Evropa është më para në përdorimin e kozmetikës edhe se qytetërime të tjera të lashta si ai i Mesopotamisë dhe i Egjiptit. Shishet besohet të jenë krijuar dhe përdorur nga një komunitet i njohur me emrin Lasinja — njerëz të epokës së neolitit që jetonin me gjueti.
Add new comment