“Diga” që ndal Deltën
Për të ndaluar përhapjen e variantit Delta duhet që të jenë të vaksinuar 95% e njerëzve. Një panel shkencëtarësh që këshillojnë qeverinë franceze për shëndetin kanë dalë në këtë përfundim, në një kohë kur vendi po përballet sërish me një rritje të rasteve të Covid-19.
"Në valë e katërt e lidhur me variantin Delta mund të goditasë shpejt dhe pritet të ketë pasoja për sistemin shëndetësor pavarësisht niveleve të larta të vaksinimit. Ne nuk mund ta marrim nën kontroll epideminë nëse 90 deri 95 për qind e njerëzve nuk janë vaksinuar ose e kanë kaluar virusin njëherë", citohet një deklaratë e Këshillit Shkencor nga France 24.
Deri më tani vetëm rreth gjysma e francezëve kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa qeveria synon të vaksionjë dy të tretat - 35 milionë – deri në fund të gushtit.
Me rritjen e numrit të rasteve të reja, Presidenti Emmanuel Macron pritet të njoftojë lëvizjet e radhës në menaxhimin e pandemisë, në një dalje publike të hënën në mbrëmje. Një nga rekomandimet kryesore të shkencëtarëve është vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë.
Varianti Delta, i zbuluar fillimisht në Indi – më pas në Angli, Skoci, Irlandë dhe Portugali, tashmë përbën gjysmën e infeksioneve të reja në Francë dhe besohet të jetë rreth 60 për qind më infektiv.
Organizata kërkimore pranë institutit “Pasteur” ka paralajmëruar se, nëse nuk merren masa për kontrollin e përhapjes së infeksionit mund të përsëritet një situatë e ngjashme me atë të vjeshtës së vitit 2020.
Këshilli shkencor në Francë ka rekomanduar zvogëlimin e numrit të njerëzve që lejohen të bëen bashkë në një event, kufizime të lokalizuara dhe zvogëlimin e kohës ndërmjet dy dozave të vaksinave mARN si Pfizer / BioNTech dhe Moderna nga gjashtë në tre ose katër javë.
Add new comment