Amazon blen aplikacionin që do ta afrojë me qeverinë amerikane
Amazon ka blerë aplikacionin e mesazheve të koduara, Wickr. Ndër më të sigurtit në treg, ky i fundit është përdorur nga shumë agjenci qeveritare në SHBA.
Marrëveshja u njoftua nga të dy kompanitë të premten, pa dhënë detaje mbi shifrën e paguar nga gjiganti i shitjeve online, raporton The Verge.
E themeluar në 2012, kompania është e njohur për aplikacionin e saj pa pagesë, që u bën të mundur përdoruesve të dërgojnë mesazhe të koduara, si dhe të bëjnë thirrje të sigurta video dhe audio. Aplikacioni ka të ashtuquajturin “opsion të djegies”, i cili bën të mundur fshirjen e mesazheve pas një kohe të caktuar, në mënyrë të parikuperueshme.
Ndër "klientët dhe partnerët" e saj, kompania Wickr rendit Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-ve dhe “Shpirtin e Amerikës”, një organizatë jofitimprurëse e lidhur me ushtrinë.
Amazon ka premtuar se nuk blerja nuk do të sjellë ndonjë ndryshim për përdoruesit e Wickr, të cilët do ta gjejnë në Amazon Web Service (AWS).
Megjithatë, kjo blerje mund do të sjellë një ndryshim për vetë Amazon, pasi me të gjiganti i teknologjisë hyn në lojën e aplikacioneve të sigurta për mesazhe. Për më tepër, blerja ka gjasa ta ndihmojë kompaninë të bëhet edhe më e afërt me Uashingtonin, duke pasur parasysh që agjencitë qeveritare të SHBA-ve tashmë përdorin aplikacionin e saj të sapoprokuruar.
Prokurimi mund të ndihmojë gjithashtu Amazon që të kompensojë humbjen e kontratës së re të Inteligjencës së Mbrojtjes së Ndërmarrjeve të Përbashkëta (JEDI) me Pentagonin, me vlerë 10 miliardë dollarë. Ndërsa kontrata u konsiderua nga ekspertë të shumtë si një marrëveshje e mbyllur për Amazon, ajo u kontestua nga gjigantë të tjerë të teknologjisë dhe përfundimisht u fitua nga Microsoft. Që atëherë, Amazon i është futur një beteje ligjore, duke u përpjekur të provojë se Uashingtoni ndikoi në marrëveshje.
Add new comment