Serbia ndryshon Kushtetutën, Kosova nuk lëviz nga Preambula
Kosova do të mbetet në premumbëln e Kushtetutës së Serbisë që pritet të ndryshojë në kuadër të atij që quhet si Plani i Veprimit për Kapitullin 23. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja serbe e Drejtësisë, Maja Popoviç gjatë një interviste në Tv Prva ku ajo ka folur për krijimin e një sistemi të sigurisë juridike.
Vendimi i palës serbe ngjan të jetë disi reaksionar edhe në raport me angazhimet diplomatike të Beogradit që arriti deri aty sa të kërkonte shkëmbim territori duke mohuar kështu sovranitetin e plotë mbi një hapësirë të cilën e konsideron pjesë të vetën.
Nga ana tjetër vetë pyetja ndaj ministres sugjeron se në Serbia ka nisur të piqet mendimi se për Kosovën duhet një zgjidhje politike që nuk nis nga dogma historike, përderisa territori i Kosovës është tashmë subjekt i së drejtës ndërkombëtare, e njeh apo jo Serbia atë.
Add new comment