Gjuha që kupton Rusia
Narrativa e një “dialogu me Rusinë” ka qenë përherë popullore në Europë. Ka qenë e tillë veçanërisht që nga viti 2014 kur marrëdëhniet mes Rusisë dhe Perëndimit nisën të përkeqësohen në mënyrë dramatike për shkak të aneksimit illegal të Krimesë ukrainase nga Rusia dhe më tej, pushtimi i Ukrainës Lindore. Narrativa e “dialogut” prezantohet si manifestim i një qasjeje pragmatike dhe realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare. Është prezantuar përherë në një dritë pozitive si antitezë e konfrontimit mes Rusisë dhe Perëndimit. Dhe nga një pikëvështrim psikologjik dhe emocional, a nuk është dialogu më mirë sesa antagonizmi?
Në të vërtetë, paqja dhe bashkëpunimi preferohen ndaj konfliktit dhe mosmarrëveshjes. Kombet europiane – që për shekuj e përmbytën tokën e Europës me gjakun e vet, që pushtuan, plaçkitën dhe shtypën fqinjët e tyre – patjetër që e dinë këtë shumë mirë. Kjo është arsyeja pse Lufta Civile Europiane me gjasë I hapi rrugë unitetit europian dhe shfaqjes së organizatave perëndimore të mbrojtjes. Shumë politikanë europianë, ndërsa këmbëngulin në nevojën për dialog me Rusinë, njohin faktin se kjo nuk është gjë e lehtë. Duke folur në një radio austriake në muajin maj, ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg pranonte se marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë ishin “përfundimisht të tensionuara dhe të lëna në hije”, për të shtuar se BE-ja donte “kanale dialogu” por se Rusia nuk ishte e interesuar për një gjë të tillë.
Rusia e Putinit nuk është se thjesht nuk i intereson dialogu me Europën. Kremlini beson se BE-ja nuk e meriton dialogun me Rusinë.
I vetmi vend me të cilin Moska e do me të vërtetë dialogun është Washingtoni. Regjimi i Putinit e përkufizon vendin e vet në botë përmes refuzimit të lidershipit amerikan dhe në të njëjtën kohë, përmes imitimit të asaj që beson se është sjellja amerikane në arenën ndërkombëtare. Sjellja subversive e vetë Rusisë në skenën globale, ndonëse shpesh erratike, në një shkallë të caktuar, mund të shihet si një provë për të tërheqjen e vëmendjes që synon të detyrojë Washingtonin të kërkojë bashkëpunimin e Moskës. Shembulli më i fundit i kësaj është dislokimi i paprecedentë në pranverë i trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas – një shtim që mori fund pasi presidenti amerikan Joe Biden propozoi një takim me Putin.
Me përshpejtimin e konkurencës globale mes Washingtonit dhe Pekinit, Moska kupton se shanset e veta për t’u pranuar si një pol i barabartë në një botë shumëpolare varen nga dëshira e Washingtonit për t’u angazhuar në dialog me Moskën. BE-ka megjithatë, siç shihet nga pasa parapetave të Kremlinit, nuk është një lojtar global. Rusia e Putinin nuk e përkufizon veten në raport me BE-në. Ky i fundit i dobët, i pavendosur dhe në prag të kolapsit – një zhvillim të cilin Moska po përpiqet ta çojë përpara me entuziazëm përmes mbështetjes së partive anti-BE.
Putin e sheh Europën me përçmim. Europa Perëndimore është një qendër tregtare që shpall vlera dhe i tradhëton ato sapo paguhet. Vendet post-socialiste të Europës Qendrore dhe Lindore janë vasalë pa shtyllë kurrizore që zëvendësuan padronët sovjetikë me ata perëndimorë. Nëse dikush e sheh Europën në këtë mënyrë, çfarë kuptimi të hysh në dialog me të? Ka më shumë kuptim të flasësh me ustain, që është SHBA, më tepër sesa me kukullat që nuk kanë ambicie për lidership global. Ose thjesht mund të blesh ndikim.
Nuk ka njeri që nuk e dinë akitivitetin e ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder për kompanitë ruse të Energjisë – ndoshta blerja më e mirë e Moskës deri më sot – por edhe Austria, vendi i Alexander Schallenberg është me gjasë furnizuesi kryesor me ish-zyrtarë i bizneseve të Moskës dhe projekteve politike të saj. Ish-kancelari Wolfgang Schüssel ka qenë një anëtar i bordit të drejtorëve të korporatës së energjisë, Lukoil që nga viti 2019. Ish-kancelari Alfred Gusenbauer është një anëtar i bordit të supervizorëve të organizatës ruse “Dialog i Qytetërimeve”, themeluar nga ish-oficeri i KGB-së dhe ish-drejtori Ekzekutiv i “Hekurudhave Ruse” për të zbatuar interesat e politikës së jashtme ruse në Europë. Ish-ministri i FInancës Hans Jörg Schelling ka qenë një këshilltar i projektit kontrovers Nord Stream 2 që nga viti 2018. Ish-kancelari Christian Kern ka qenë një anëtar i bordit të drejtorëve të “Hekurudhave Ruse” që nga viti 2019.
Përveç blerjes së rrjetit dhe ndikimit të ish-kryeministrave, Kremlini investon po ashtu në dhënien e mesazhit se cila lloj sjellje e politikanëve europianë do të shpërblehet.
Ky është rasti i ish-ministres ssë Jashtëm austriak, Karin Kneissl. Përpara se të hynte në qeverinë federale në fund të vitit 2017, Kneissl ishte një lektore dhe pozicioni ministror ishte puna e saj e parë politike. Në kohën që qeveria ra pas dy vjetësh e gjysmë në pushtet, Kneissl nuk kishte as ndikim politik dhe as një rrjet të vetin. Megjithatë ajo kishte bërë deklarata pro-Kremlinit ndërsa ishte ministre dhe pas dorëheqjes – publikonte opinone në faqen online të kanalit shtetëror televiziv rus, RT. Këtë pranverë ajo u caktua një drejtore e pavarur në Bordin e Drejtorëve të kompanisë ruse të naftës, Rosneft. Me një rrogë vjetore 500 mijë dollarë për pozicionin e një drejtori të pavarur, Kremlini po dërgon një mesazh: luani sipas rregullave tona dhe ne do të shpërblejmë edhe ata prej Jush që nuk kanë as rrjet dhe as ndikim.
Me Europën, bëhet fjalë për një negociatë mbi çmimin e ndikimit dhe kontakteve të dikujt më shumë sesa dialogun politik, negociatë të cilën Moska beson se është mënyra më e mirë e komunikimit. Më tej akoma, Kremlinin e konsideron vetë artikulimin nga politikanët europianë të idesë për nevojën e dialogut me Rusinë si një shenjë dobësie, si gatishmëri për të lëshuar, pavarësisht se cilat janë synimet pas këtyre qëndrimeve. Në këtë kuptim, narrativa e “dialogut me Rusinë” shndërrohet në një profeci që nuk vetëpërmbushet.
Një arketip i profecisë vetëpërmbushëse është përhapja e zërave për falimentimin e pashmangshëm të në banke të caktuar. Masat u besojnë zërave, humbasin besimin te banka dhe tërheqin asetet e tyre prej saj, me bankën që shkon në falimentim si pasojë e kësaj. Miti i “dialogut me Rusinë” është e kundërta e kësaj, është një profeci që nuk përmbushet. Kur europianët e artikulojnë atë, Kremlini përforcon bindjen e vet se Europa nuk e meriton dialogun.
Të bisedosh me Kremlinin dhe të komunikosh me lidershipin rus është e rëndësishme. Por është ekzekutimi i dialogut për tepër sesa artikulimi i nevojës për të që ka gjasa të funksionojë. Republika Çeke, që së fundmi dëboi më shumë sesa një duzinë diplomatë rusë pas akuzës se operativët rusë ishin autorë të shpërthimit të një depoje në fshatin çek Vrbětice në vitin 2014, është një shembull i mirë sesi reagimi ndaj bullizmit mund ta detyrojë Rusinë të angazhohet në dialog me një shtet europian, qoftë ky edhe i vogël.
Burimi: The Moscow Times
Përkthimi: Skerdilajd Zaimi
Add new comment