Si mund të udhëtosh pa pasaportë vaksinimi?

Postuar në 09 Qershor, 2021 23:01

Pas vendimit të Hungarisë për të njohur pasaportën e vaksinimit që lëshon Shqipëria, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, sqaron se si mund të udhëtohet në shtetet e tjera që nuk njohin vaksinat kineze dhe ruse.

"Ka vënë disa kushte, që janë ose prova e certifikatës së vaksinimit që mund të merret në e-Albania, ose tamponi 71 orë para udhëtimit, ose dokumenti që është kaluar Covid-19 dhe qytetari ka anti-trupa.

Kjo ishte një kërkesë që e bëri qeveria hungareze, sepse nuk po e bëjnë vetëm me Shqipërinë, por po e bëjnë me shumë vende", u shpreh Rakacolli.

Për MCN, Rakacolli thotë se Shqipëria është klasifikuar në nivelin më të ulët të rrezikshmërisë në rajon.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.