Shtëpitë publike në Mesjetë
Prostitucioni publik ishte i zakonshëm në qytetet mesjetare. Shenjat e para të rregullimit të kësaj industrie nuk u shfaqën deri në shekullin e XIII, kur qytetet filluan të rriteshin dhe autoritetet nisën të kontrollonin hapësirën publike. Gradualisht, prostitucioni u zhvendos në institucione që menaxhoheshin nga qyteti - bordellot e qytetit. Çdo qytet i zakonshëm në Francë kishte shtëpinë e vet publike ku mund të shkonin të gjithë. Në Tarascon, ajo ishte një shtëpi e vogël njëkatëshe, që të krijonte idenë e diçkaje të pistë, pranë mureve të qytetit; ndërsa në Lion dhe Avignon, bordellot mund të krahasoheshin me pallatet luksoze patriciane. Pastaj kishte edhe shtëpi publike private me vetëm dy ose tre prostituta.
Për shumë gra në qytetet mesjetare, prostitucioni përbënte vetëm një degë të të ardhurave nga të tyre; ato zakonisht u siguronin strehim studentëve, punonin në hane ose ishin gra zanatçinjsh të varfër. Nuk ishte e pazakontë që një grua të fitonte mjaftueshëm para për të blerë shtëpinë e saj, e cila përdorej fillimisht si bordello dhe më vonë kthehej në shtëpi që lëshohej me qira. Në mesjetën e vonë, praktikisht çdo burrë në Francë i përdorte rregullisht shërbimet e prostitutave.
Prostitutat zakonisht gjendeshin në pub-e, apo nganjëherë pranë portave ose në kopshtet e qytetit. Në mënyrë të përsëritur, qeveritë e luftonin prostitucionin që bëhej në banjot publike, por në shumicën e rasteve dështonin. Prostitutat pariziane ishin aq të guximshme saqë kërkonin klientë edhe në kisha, gjë që nuk tolerohej nga kleri që shpesh thërriste rojet për t’i nxjerrë jashtë.
Ligji i detyronte prostitutat t'u bindeshin disa rregullave, në mënyrë që ato të dalloheshin lehtësisht nga gratë e virtytshme. Për shembull, ato ishin të detyruara të mbanin një fjongo të bardhë dhe një beretë të kuqe. Sidoqoftë, bereta e kuqe nisi të përdorej edhe nga gratë e zakonshme dhe rregulli duhej ndryshuar. Prostitutave gjithashtu u ndalohej të mbanin bizhuteri prej ari ose argjendi, perla, mëngë të fryra etj., por ato i injoruan këto rregullore dhe shpesh mbanin rrobat më luksoze. Të dhënat nga Avignon dhe Parisi tregojnë se ata çonin në kishë libra të mëdhenj dhe të zbukuruar që nuk mund t'i lexonin, por më tepër ishin përdorur për të demonstruar pasurinë e tyre - nganjëherë ato ishin pagesa që klerikët u kishin bërë për shërbimet e tyre.
Përpjekja e parë për të çrrënjosur prostitucionin në Francë u bë gjatë mbretërimit të Luigjit IX. Në 1254, Mbreti urdhëroi që prostitutat të dëboheshin nga qytetet dhe që pasuritë e tyre të konfiskoheshin, por plani i tij nuk rezultoi shumë i suksesshëm, sepse në 1256 ai u detyrua t’i shtypte qytetet në mënyrë që kjo rregullore të zbatohej në mënyrë rigoroze. Në vend të kësaj, qeveritë e qyteteve u përpoqën të rregullonin prostitucionin duke e kufizuar atë në zona të caktuara. Për shembull, qyteti i Dijon pretendoi se pothuajse e kishin dëbuar prostitucionin sepse këshilli i qytetit e kishte kufizuar ushtrimin e tij vetëm në dy rrugë.
Add new comment