Italia gjobit Google 102.8 milion € për shkelje të konkurrencës
Autoriteti antitrust në Itali ka gjobitur me 102.8 milion € në Google për shkelje të konkurrencës.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut (AGCM), gjoba erdhi për shkak se Google nuk pranoi t’i lejonte kompanisë Enel X Italia të zhvillonte një version të aplikacionit të saj JuicePass të pajtueshëm me Android Auto. Aplikacioni u lejon përdoruesve të gjejnë dhe rezervojnë një vend në një stacion rimbushjeje për automjetet elektrike.
"Duke refuzuar ndërveprueshmërinë e Enel X Italia me Android Auto, Google ka kufizuar padrejtësisht mundësitë që përdoruesit fundorë të përfitojnë nga aplikacioni Enel X Italia kur karikojnë mjetet elektrike", tha AGCM në një deklaratë.
"Google për pasojë ka favorizuar aplikacionin e vet Google Maps, i cili funksionon në Android Auto dhe mundëson shërbime funksionale për karikimin e automjeteve elektrike, aktualisht i kufizuar në gjetjen dhe marrjen e udhëzimeve për të arritur pikat e karikimit, por që në të ardhmen mund të përfshijë funksione të tjera të tilla si rezervimi dhe pagesa”.
Google e ka kundërshtuar gjobën. "Ne nuk pajtohemi me vendimin e Autoritetit dhe do të rishikojmë opsionet tona. Prioriteti numër një për Android Auto është të sigurojë që aplikacionet të përdoren në mënyrë të sigurt gjatë drejtimit të mjetit. Kjo është arsyeja pse ne kemi udhëzime të rrepta për llojet e aplikacioneve të cilat aktualisht mbështeten dhe këto bazohen në testet e shpërqendrimit të drejtuesit dhe standardet rregullatore dhe të industries”, citohet nga Euronews një zëdhënës i Google.
Google është gjobitur disa herë në Evropë dhe SHBA vitet e fundit për shkelje të konkurrencës. Komisioni i BE i ka kërkuar një gjobë miliarda euro për Google që nga viti 2017, duke akuzuar gjigantin amerikan për abuzim me përpjekje për të favorizuar shërbimet e veta.
Në mars 2019, Blloku e gjobiti Google 1.49 miliardë € për vendosjen e klauzolave kufizuese në kontratat për faqet e internetit të palëve të treta, që pengonte rivalët e Google të vendosnin reklamat e tyre në këto faqe.
Add new comment