Borrell: Ta shohim Ballkanin Perëndimor me perspektivë gjeopolitike. Nuk do presim edhe 2 vjet të tjera
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka ftuar në një darkë pune përfaqësuesit e lartë politië nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas mediave serbe që referojnë lajmin, raportohet se Borrell e ka bërë ftesën pas diskutimeve me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare pas të cilit ka cilësuar se:
Ballkani Perëndimor është një problem i madh gjeopolitik
Sipas Borrell ka probleme të tjera, që tejkalojnë rajonin e që nuk kanë të bëjnë vetëm me procedurat e anëtarësimit të tyre në BE dhe pavarësisht tyre.
Ne duhet ta shohim Ballkanin Perëndimor nga një perspektivë gjeopolitike po ashtu. U thashë ministrave: Shiko, kemi rënë dakord për parimet, mbi themelet dhe shpresoj se ju do të përgatisni propozime konkrete që të mund të ecim përpara. Ne nuk do të presim edhe dy vjet të tjera që të vendosim Ballkanin Perëndimor në axhendë
ka thënë Borrell.
Add new comment