Izraeli mund të ketë pasur rol në vrasjen e gjeneralit iranian, Soleimani

Postuar në 09 Maj, 2021 16:33

Një raport i ri mbi vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, hedh dyshime për përfshirjen e Izraelit. Soleimani, i cili drejtonte Forcën Quds të Trupave të Gardës Revolucionare Revolucionare të Iranit, u vra në një sulm me dron amerikan afër Aeroportit të Bagdadit janarin e kaluar. Vrasja e tij i tensionoi akoma më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Iranit, dhe sipas një artikulli të Yahoo News të botuar të shtunën, ishte planifikuar që në ditët e hershme të administratës Trump.

Bazuar në "intervistat me 15 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të SHBA-ve", artikulli mbledh pjesët e asaj që e cilëson si plani për të "larguar Qassem Soleimanin nga bordi", me fjalët e një zyrtari anonim të CIA-s. Të përfshirë në këtë plan ishin degë të shumta ushtarake amerikane dhe agjencitë e inteligjencës, por gjithashtu edhe forcat speciale izraelite, pretendon artikulli.

Në prag të sulmit, personeli i Komandës së Operacioneve të Posaçme të SHBA-ve udhëtoi për në Tel Aviv, ku ata "punuan me homologët e tyre izraelitë për të ndihmuar në gjurmimin e telefonave celularë të Soleimanit". Soleimani thuhet se ndërroi telefonë disa herë në orë para sulmit, por izraelitët i dinin numrat e tij dhe "ua kaluan amerikanëve".

Mbetet e paqartë se cila njësi izraelite i kishte detajet e Soleimanit, por ajo që raporti evidenton është fakti se izraelitet ishin "homologë" të forcave speciale amerikane.

Izraeli e ka mohuar në mënyrë të përsëritur përfshirjen në sulmin e Soleimanit. “Vrasja e Soleimanit nuk është një ngjarje izraelite, por një ngjarje amerikane. Ne nuk ishim të përfshirë dhe nuk duam të na përfshijnë në të”, raportohet të jetë shprehur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, par kabinetit të menjëherë pas sulmit.

Zëdhënësi ndërkombëtar i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Jonathan Conricus, i tha France 24 se ushtria izraelite "nuk kishte asnjë rol" në vrasjen e Soleimani, duke theksuar se "ky ishte një operacion i ekzekutuar nga amerikanët". Siç raporton RT, ambasada izraelite në Uashington nuk e komentoi raportin e fundit të Yahoo News.

Përfshirja e pretenduar e Izraelit në vrasjen e Soleimanit nuk pritet të shkaktojë ndonjë habi në Teheran. Që nga vdekja e Soleimanit, Irani ka fajësuar Izraelin për vrasjen e një tjetër prej shkencëtarëve të tij më të mirë, për sulmin e anijeve të naftës dhe për sabotimin e impianteve të tij bërthamore. Izraeli ka qëndruar i heshtur për të gjitha këto akuza.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.