Insektet, ligjërisht në tryezat e europianëve
Komisioni Evropian ka miratuar konsumin e insekteve, duke pohuar "kontributin e tyre pozitiv në mjedis dhe shëndet". Në muajt e ardhshën, europianët mund t'i shijojmë të gjitha insektet në restorant – ose përmes produkteve industriale si biskota, makarona dhe drithërat e mëngjesit.
Një nga arsyet që konsumatorët evropianë mund t’i duan insektet në tryezë është se ato përmbajnë hekur, magnez dhe vitamina të shumta si B12, të cilat shpesh mungojnë në dietat vegjetariane.
Por arsyeja kryesore që këtyre produkteve u jepet drita jeshile është ndikimi i ulët mjedisor. Rritja e insekteve nuk kërkon shumë energji dhe gjeneron më pak mbeturina sesa blegtoria tradicionale, falë përdorimit të mbetjeve ushqimore.
Ky përfitim mjedisor do të ndikojë veçanërisht në ushqimin e kafshëve. Kjo sepse ka nevojë të madhe për proteina si përbërës i ushqimit. Ndërsa konsumatori evropian duket se është pjesërisht i pakënaqur me mishin dhe proteinat e tjera shtazore, pjesa tjetër e botës po kërkon gjithnjë e më shumë. Kërkesa globale në rritje për ushqim me origjinë shtazore përkthehet në nevojë për lëndë të parë ushqimore. Në këto kushte, insektet mund të përfaqësojnë alternativën ndaj burimeve tradicionale.
Sa të sigurta janë insektet nga pikëpamja shëndetësore?
Një rrezik i vërtetuar është ai i reaksioneve alergjike, veçanërisht tek njerëzit intolerantë ndaj butakëve. Por rreziku i vërtetë vjen nga vendi ku ato rriten: prodhuesit më të mëdhenj të insekteve janë vendet aziatike, ku janë të njohura rastet e abuzimit me antibiotikë dhe pesticide.
Më në fund, mbetet çështja e përshtatjes së konsumatorit. Ndoshta europianët do t’i konsumojnë më lehtësisht, thotë një studiues i Universitetit të Ëageningen, Marcel Dicke, nëse marrin parasysh se, çdo vit, secili prej nesh konsumon, pa e ditur, rreth gjysmë kilogrami insekte, të përziera me miell, në supa, reçel, kakao dhe kafe.
Add new comment