Zv. presidenti turk: Termi genocid vlen për SHBA, jo për Turqinë
Zëvendës Presidenti i Turqisë, Fuat Oktay ka interpretuar njohjen e Genocidit Armen prej SHBA me dy arsye kryesore.
Sipas tij, SHBA po përpiqet të rikthehet në skenën ndërkombëtare dhe së dyti për këtë deklaratë presidenti Joe Biden ka edhe arsye të brendshme.
Unë besoj se ai është duke u përpjekur për të përdorur një fenomen të till si një instrument rikthimi në një pjesë të botës. dhe unë besoj fuqimisht se këto dy arsye janë tërësisht të gabuara për të dhe politikën e jashtme të SHBA
citohet të jetë shprehur Oktay për TRT World.
Qëdrimet e tij pasojnë komentet e presidentit Erdogan që e refuzoi menjëherë aktin e Biden, zyrtarizuar në mënyrë simbolike në ditën kombëtare të Armenisë. Oktay ka shtuar se politika amerikane në këtë kontekst po afektohet dhe kushtëzohet nga lobime, që nuk mundet të kenë vlerë efektive për ngjarje të tilla historike për të cilat duhet së pari të flasin historianët.
Termi genocid në vetvete nuk është një fjalë e lehtë për t’u përdorur. Nëse do të përdoret një fjalë për genocidin, atëherë ajo duhet përdorur për SHBA dhe jo Turqinë
ka shtuar ai duke lënë të kuptohet një akuzë për sjelljen e SHBA ndaj indianëve të Amerikës të cilët thjesht i shfarrosi.
Add new comment