Stanisic, ish-shefi i shërbimit jugosllav, njeriu kyç i CIA-s në Serbi

Postuar në 16 Prill, 2021 13:30

Mediat serbe sjellin sot në vëmendje një shkrim të “Los Angeles Times” sipas të cilit ish-shefi i shërbimit sekret jugosllav, Jovica Satnisic në vitet 1992-1998, ka qenë rekrutuar nga shërbimi amerikan, CIA. Të njëjta media madje akuzojnë Stanisic se ka tradhëtuar ish-presidentin jugosllav, Sllobodan Milosevic, me të cilin ishte shumë i afërt.

Sipas gazetës amerikane, Stanisic zbuloi për CIA-n varret masive në Bosnje dhe përhapi thashetheme mbi Miloseviç si njeri “mizor, i pasinqertë dhe i korruptuar”.

Ishte po CIA që e shpëtoi zyrtarin serb nga dënimi në Hagë, duke paraqitur para gjykatës një dokument sekret që përfshinte meritat e Stanisic dhe rolin e tij “të mirë”.

LA Times e përshkruan Stanisic si njeriun kyç të CIA-s në Serbi. Vetë ai ka pranuar se arriti të institucionalizonte bashkëpunimin me CIA-n pavarësisht marrëdhënieve mes të dyja vendeve. Atij i atribuohen shumë veprime si p.sh bindja e Radovan Karaxhic për t’u dorëhequr, ndihma ndaj CIA-s për krijimin e një rrjeti postash në Bosnje për të monitoruar armëpushimin etj.. Thuhet se Stanisic doli kundër Miloseviç dhe ish-ministrit të Brendshëm të Jugosllavisë për përdorim të ekzagjeruar të dhunës në Kosovë, çka ishte sebepi i shkarkimit të tij edhe pse dyshimet për lidhjet e tij me CIA-n ngjan të jenë një arsye kryesore.

Interesante të vihet në dukje se nxjerrja e tij prej skenës nuk u shoqërua me ndonjë pasojë fizike, që do të justifikonte edhe përshkrimin e Miloseviç si diktator dhe satrap.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.