Gafa në Ankara, Erdogan nuk ka karrige për Von der Leyen

Postuar në 07 Prill, 2021 12:14

Konsiderohej si një vizitë e rrallë dhe shumë e rëndësishme. Por ka nisur me një gafë. Shërbimi i protokollit në presidencën turke nuk kishte parashikuar karrige për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila për disa sekonda mbeti në këmbë e hutuar, ndërsa me presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Erdogan u ulën.

Von der Leyen është ulur në divanin përballë, pranë ministrit të Jashtëm Mevlut Cavushoglu, që sipas protokollit diplomatik hyn në një rang më të ulët.  

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.