Nismë për një traktat të ri ndërkombëtar për shëndetin
Drejtuesit e 25 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare kanë nënshkruar një letër të përbashkët përmes së cilës bëjnë thirrje për rishikimin e arkitekturës ndërkombëtare të shëndetit në funksion të përballimit më të mirë të pandemisë së radhës.
Pandemia e tanishme e CoVid-19 është sfida më e madhe për botën që nga vitet ’40. Në atë kohë, pas shkatërrimit nga dy luftërave botërore, liderët politikë u bënë bashkë për të farkëtuar një sistem multilateral. Synimi ishte I qartë: të bëheshin vendet bashkë, për të eliminuar tendencat e izolacionizmit dhe nacionalizmit dhe të adrsohen sfidat që mund të përballen vetëm së bashku në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit, konkretisht paqja, përparimi, shëndeti dhe siguria
thuhet në krye të letrës.
Pandemia e tanishme vuri në provë sistemin shëndetësor ndërkombëtar dhe boshllëqet e tij u vunë re menjëherë. Në reflektim të kësa përvoje, firmëtarët vënë në dukje nevojën e një ndëryrjeje që merr në konsideratë përvojën e fundit dhe aplikon një vizion të pazëvendësueshmë që i sheh pandemitë si pjesë të pashmangshme të jetës sonë.
Ne besojmë se shtetet duhet të punojnë së bashku drejt një traktati të ri ndërkombëtar për përgatitjen dhe reagimin ndaj pandemive…Qëllimi kryesor i këtij traktati do të ishte krijimi i një qasjeje mbarë qeveritare dhe shoqërore, duke fuqizuar kapacitetet kombëtare, rajonale dhe globale dhe qëndresën ndaj pandemive të ardhshme. Kjo përfshin përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmirësimin p.sh të sistemeve të njoftimit, shkëmbimit të gë dhënave, kërkimit dhe prodhimit lokal, rajonal dhe botëror të kundërmasave shëndetësore si vaksinat, ilaçet si dhe pajisjeve personale mbrojtëse dhe diagnostikuese
thuhet ndër të tjera në letër.
Po kështu propozohet qasja “Shëndet i Përbashkët” që vendos paradigmë të përbashkët për shëndetin duke përfshirë njerëzit, kafshët dhe planetin si një ekosistem.
Mes firmëtarëve është edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Add new comment