"Është koha të ndëshkojmë krimet e regjimit në Siri"

Postuar në 31 Mars, 2021 16:00
Letër e ministrave të Jashtëm të 18 vendeve të BE-së

 

Dhjetë vjet më parë, miliona sirianë dolën në rrugët e Dara’as, Alepos dhe Damaskut, me thirrjet për demokraci dhe respektim të drejtave dhe lirive themelore. Përgjigja brutale e regjimit shkaktoi një nga aktet më serioze kriminale dhe krizat humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore gjatë një dekade, duke çar në vdekjen e mbi 400 000 njerëzve dhe shkelje të të drejtave për miliona të tjerë. Më shumë se gjysmës së popullsisë siriane i është dashur të braktisë shtëpitë dhe më shumë se 6 milionë larguar nga vendi për t’u arratisur nga mizoritë e regjimit. Dhjetëra mijëra njerëz rezultojnë në zhdukur dhe, edhe sot, familjet e tyre nuk dinë asgjë për ta.

Regjimi sirian ka përdorur në mënyrë të përsëritur armë kimike kundër njerëzve të tij, siç kanë demonstruar Kombet e Bashkuara (KB) dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) përtej çdo dyshimi. Regjimi asnjëherë nuk ka pranuar të japë shpjegime për ekipet ndërkombëtare të hetimit. Por të mbijetuarit e sulmeve janë të gjallë dhe mund të dëshmojnë atë që kanë parë dhe vuajtur. Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur përpara mizorive që kanë ndodhur në Siri, për të cilat regjimi dhe ata që e mbështesin nga jashtë janë fajtorët kryesorë. Shumë nga këto krime, përfshirë ato të kryera nga Daesh dhe grupe të tjera të armatosura, mund të jenë në kategorinë e krimeve të luftës dhe atyre kundër njerëzimit. Është detyra e secilit prej nesh të luftojë pandëshkueshmërinë dhe të kërkojë që ata që janë përgjegjës për krimet e kryera në Siri të identifikohen, pavarësisht nga dora që i ka ekzekutuar.

Bëhet fjalë për drejtësi për viktimat. Duke pasur parasysh seriozitetin e krimeve, ne vazhdojmë të kërkojmë që Gjykata Penale Ndërkombëtare të autorizohet për të hetuar krimet e pretenduara të kryera në Siri dhe për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës. Për t'iu kundërvënë strategjisë së atyre që bllokojnë referimin në Gjykatë nga Këshilli i Sigurimit, ne po punojmë për të siguruar që faktet të dokumentohen, në pritje të shqyrtimit nga gjykatësit kompetentë. Prandaj, ne mbështetëm krijimin e Mekanizmit Ndërkombëtar, të Paanshëm dhe të Pavarur, me qëllim mbledhjen dhe ruajtjen e provave për ndjekjen penale në të ardhmen. Këto përpjekje janë thelbësore. Ne gjithashtu mbështesim punën e Komisionit Ndërkombëtar të Pavarur të Hetimit, i cili dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut në konfliktin sirian.

Është e domosdoshme që shkeljet, të dokumentuara në mënyrë kaq të detajuar, të marrin fund menjëherë. Ne jemi gjithashtu të vendosur të zbatojmë të gjitha normat ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e të gjithë sirianëve, siç demonstrohet nga masa e fundit e ndërmarrë nga Holanda për t'i kërkuar Sirisë të japë llogari për shkeljet e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës. Gjykatat kombëtare, disa prej të cilave tashmë kanë filluar procedurat gjyqësore, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Në shumë nga vendet tona, procedurat gjyqësore tashmë kanë filluar dhe fajtorëve u janë dhënë dënime përfundimtare. Qysh në vitin 2016, gjykatat suedeze filluan ndjekjen penale të krimeve të rënda të kryera në Siri. Muajin e kaluar, një gjykatë në Koblenz, Gjermani, dha dënimin e parë historik kundër një ish-anëtari të shërbimit sekret sirian për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve kundër njerëzimit. Procedura gjyqësore janë në proces në Francë, një ankesë u paraqit kohët e fundit në Paris për sulmet kimike të kryera nga regjimi sirian kundër popullit të tij. Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione kundër individëve dhe entiteteve pranë regjimit, të cilët qëndrojnë pas shtypjes së popullit sirian. Ne e hedhim poshtë narrativën e regjimit që bën përgjegjëse këto sanksione për vuajtjet e popullit sirian. Është neglizhenca e qartë e regjimit dhe menaxhimi i dobët i ekonomisë që kanë shkaktuar krizën aktuale ekonomike që prek sirianët. Sot ne jemi thirrur t'i japim zgjidhje tragjedisë së të arrestuarve dhe më shumë se 100 000 të zhdukurve. Është e domosdoshme që Kombet e Bashkuara t’i kushtojnë të gjithë energjinë e nevojshme arritjes së rezultateve të prekshme, para së gjithash nga regjimi sirian.

Luftimi i pandëshkueshmërisë nuk është vetëm çështje parimi, është edhe domosdoshmëri morale dhe politike, një çështje sigurie për bashkësinë ndërkombëtare. Në çdo rast, përdorimi i armëve kimike është kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në përgjigje të sulmeve kimike, ne kemi mobilizuar të gjitha institucionet kompetente për ndalimin e tyre. Ekipet e OPPCW kryen hetime krejtësisht të pavarura. Për të plotësuar këtë punë të konsiderueshme, ne filluam Partneritetin Ndërkombëtar Kundër Mosndëshkimit për Përdorimin e Armëve Kimike, i cili bashkon 40 shtete dhe Bashkimin Evropian. Kjo iniciativë ka bërë të mundur denoncimin e atyre që janë përfshirë në zhvillimin ose përdorimin e armëve kimike. Dhe ne nuk do të ndalemi derisa të dënohen për krimet e tyre.

Në fund, lufta kundër mosndëshkimit është një parakusht për rindërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Siri. Pa përfundimin e plotë dhe të verifikueshëm të shkeljeve dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut, populli sirian nuk mund të shpresojë për një të ardhme të ndritur. Pa një tregues të qartë të përgjegjësisë për krimet e kryera, Siria nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me të kaluarën e saj. Ne përgëzojmë përpjekjet heroike të aktivistëve të të drejtave të njeriut, stafit të OJQ-ve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që rrezikojnë jetën për të nxjerrë të vërtetën në lidhje me krimet e kryera në Siri. Ne u ofrojmë atyre mbrojtje kurdoherë që është e mundur ndërsa sistemet tona ligjore po punojnë në mënyrë aktive për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për krime të rënda.

Ne na duhet të hedhim dritë mbi këtë dekadë mizorish. Drejtësia për viktimat është thelbësore për të rindërtuar një Siri të qëndrueshme dhe paqësore të bazuar në një zgjidhje të besueshme dhe praktike në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Vendet tona janë të përkushtuara për të garantuar që kriminelët e luftës dhe torturuesit të mos mbeten pa u ndëshkuar. Krimet e tyre nuk do të mbizotërojnë aspiratat e popullit sirian për drejtësi dhe dinjitet.

Austri, Alexander Schallenberg

Belgjikë, Sophie Wilmès

Bullgari, Ekaterina Zaharieva

Francë, Jean-Yves Le Drian

Danimarkë, Jeppe Sebastian Kofod

Finlandë, Pekka Haavisto

Gjermani, Heiko Maas

Irlandë, Simon Coveney

Itali, Luigi Di Maio

Letoni, Edgars Rinkevics

Lituani, Gabrielius Landsbergis

Luksemburg, Jean Asselborn

Malta, Evarist Bartolo

Vendet e Ulëta, Stef Blok

Poloni, Zbigniew Rau

Portugali, Augusto Santos Silva

Slloveni, Anže Logar

Suedi, Ann Linde

 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Kjo letra e ketyre ministrave te kujton letrat qe "kritikonin" anetaret e byrose se Partise se Punes, armiqte e kesaj te fundit dhe, kerkonin ndeshkim te tyre.
Krimet ne Siri ika kryer NATO dhe pergjegjesi te vecante ka, Israeli, Turqia, Sauditet, Katari, Jordania, SHBA, UK dhe Franca.
So, kemi Ameriken qe vjedh pasurite natyrore te Sirise dhe nuk pyet. Biles I ndan at me terroristet e PKK aka YPG.
Ne se ka per tour ndeshkuar ndonje shtet apo rajon, ai eshte Perendimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.