Britania e Madhe aktivizon SAS kundër veprimtarive ruse

Postuar në 21 Mars, 2021 15:17

Për SHBA-të është Kina, për Britaninë e Madhe, Rusia. Armiqtë tanimë po formalizohen në një botë që po i rikthehet militarizmit, i subvencionuar kryesisht nga Perëndimi. Në një prononcim për gazetën “The Telegraph”, shefi i Shtabit të ushtrisë britanike, sir. Mark Carleton-Smith, ka deklaruar se forcat e shërbimit special britanik, SAS, do të angazhohen për të kundërvepruar ndaj aktiviteteve ruse në botë. Sipas tij, SAS do të ngarkohen me detyrën e gjurmimit ndaj “aktorëve shtetërorë armiq” dhe pritet të punojnë me MI6 për të kryer operacione të fshehta kundër spiunëve dhe njësive ushtarake ruse.

Masa vjen një ditë përpara botimit të Letrës së Komandës së Mbrojtjes, e cila orienton qeverinë në rishikimin e politikës së jashtme, asaj të mbrojtjes, sigurisë dhe zhvillimit. Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, në një opinion për “The Telegraph” shprehet se Britania duhet t’i rishikojë forcat e saj të armatosura për shekullin XXI pasi kërcënimi me të cilin ato përballen ka ndryshuar në 30 vjet.

Armiqtë tanë kanë pafundësisht më shumë mundësi. Operacionet e enkriptimit, saktësisë dhe informacionit e ndërlikojnë tablonë e kërcënimit. Ne e gjejmë veten vazhdimisht të ballafaquar në 'zonën gri', atë tokë të paqartë midis luftës dhe paqes. Pra, parandalimi i konfliktit është më kritik se kurrë”.

Në atë që do t’i ngjajë një beteje të Atlantikut në kohët moderne, Flota Detare Mbretërore do të vendosë një anije spiune për të penguar nëndetëset ruse të sabotojnë internetin e Britanisë duke dëmtuar kabllot nënujore. Për shkak të shërbimit deri në vitin 2024, anija e Mbikëqyrjes së Oqeanit (MROSS) do të ndihmojë në mbrojtjen e infrastrukturës kritike kombëtare siç janë kabllot nënujore, të cilat bëjnë të mundur triliona dollarë transferta financiare çdo ditë dhe transmetojnë 97 për qind të komunikimeve globale në botë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.