"Vrasësi" Putin qëndron i ftohtë/I hapur për takim me Biden javës tjetër

Postuar në 19 Mars, 2021 21:08

Bisedimet midis presidenetit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Joe Biden ka shumë gjasa që të mbahen të hënën deklaroi për mediat zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Ai theksoi se Kremlini është i gatshëm të zhvillojë bisedime në çdo kohë që të jetë e përshtatshme për Bidenin. I pyetur nga gazetarët për sqarime më të detajuara rreth këtyre bisedimeve zëdhënësi Peskov tha se i referohet asaj që ka deklaruar Presidenti Putin se takimi mund të mbahet midis të premtes dhe të hënës për shkak të fundjavës që është në mes.

Ai bëri të ditur se Rusia ka ndërmarrë nismën për të nisur këto bisedime mes presidentit Putin dhe Biden, duke vënë në lëvizje kanalet diplomatike dhe është në pritje të përgjigjes nga pala tjetër. Zëdhënësi i Kremlinit kujtoi se telefonata e parë mes dy liderve rusë dhe atij amerikanë, pas inuagurimit të Biden u bë me nismën e SHBA.

Dhe tani me nismën e presidentit Putin pala ruse ka ndërmarrë këtë iniciativë përmes kanaleve diplomatike dhe po pret një përgjigje’, tha Peskov.

Një nga mundësitë për zhvillimin e këtyre bisedimeve është përmes një video linku të sigurtë dhe që supozohet të jetë i hapur për publikun. Sa i takon pyetjeve që presidenti Putin mund t’i drejtojë atij amerikan, zëdhënësi Peskov tha se të dy liderët mund të kenë shumë pyetje për njëri- tjetrin.

Janë shumë çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet  dypalëshe. Ka çështje që lidhen me akuzat e vzhdueshme që i bëhen Rsisë duke I ngarkuar të gjithë përgjegjësinë saj”, tha zëdhënësi i Kremilinit, Dmitri Peskov. 

Ai theksoi se Kremlini do të konsiderojë mungesën e një përgjigjeje për këto bisdedime si refuzim nga ana e SHBA. Peskov tha se përpjekjet për bisedime vështirë se mund të vazhdojnë gjatë. Sipas zëdhënësit të Kremlinit ekziston një hetim i bërë tashmë dhe nuk ka nevojë për përpjekje të tjera. Lidhur me faktin se nëse bisedimet dypalëshe do të jenë të hapura për mediat, Peskov tha se nuk ka ende një përgjigje nga pala amerikane për vendimin e tyre.

Mund të flasim për ndonjë format specifik, vetëm kur të kemi një përgjigje nga ana e tyre

është shprehur ai. 

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi në një intervistë pak ditë më parë se lidershipi rus duhet të paguajë një çmim për ndërhyrjet e tyre në zgjedhjet amerikane. Ai nuk nguroi ta konsideronte Putinin një vrasës, kur u pyet gjatë intervistës. Nisur nga këto deklarime presidenti Putin kërkoi që të zhvillonin një dialog të hapur të premten ose të hënën. Ministria e Jashtmë ruse është duke punuar përmes kanaleve diplomatike për të organizuar bisedimet mes Presidentit Putin dhe atij amerikan Joe Biden.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.