Timonieri në shtegun e dhive/Është vështirë për vaksinat ruse dhe kineze
Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Lezha për situatën e vaksinimit në vend duke bërë interpretime për politikën e vaksinave për të cilën ka ngritur supet përballë një Europe që humbi.
‘Deri dje kënga ime thoshte ‘Çdo gjë bën vaki jetojmë në Tironë’, tani duhet të them ‘Çdo gjë bën vaki jetojmë në Evropë’. Gjermania që është lokomotiva e Evropës, ka filluar të hapë dialogun me Kinën dhe Rusinë për vaksinat ruse dhe kineze. Duket e pabesueshme por është e vërtetë, duket që kontinenti më i fuqishëm i planetit gjendet në këtë situatë. Siç dukej kur momenti i pandemisë i kapi gafil të gjithë dhe i gjunjëzoi, pavarësisht sa të pasura janë. Bota e zhvilluar ka thyer çdo rekord në shpikjen e vaksinës për COVID. Kjo i dedikohet zhvillimit të shkencës, por këtu jemi në kushtet kur pak kompani, sot janë 4 kompani dhe është gjithë bota që do vaksinën, po të shtojmë dhe kinezen dhe ruse u bën 6. Nuk jam aspak i bindur se mund të bëhet, por çdo gjë mund të bëhet në këtë Europë.
Një gjë dua të shtoj ka shumë njerëz që mendojnë se mosmarrja e vaksinës kineze dhe ruse është çështje gjeopolitike, nuk është kështu, vaksinat nuk kanë dalë në treg që shko atje dhe i ble. Vaksina nuk ka! Të gjitha janë me sasi shumë të vogla në raport me kërkesën. Kur Amerika nuk ka vaksina sot për të mundur të thotë që të japë qoftë edhe një dozë jashtë Amerikës, nuk i ka vaksinat stok prodhon vaksinon. Nuk është vaksina kineze e dalë në treg dhe të shkojmë që ta blejmë. Nuk ka, lufta që bëhen, për të marrë ato që janë. Është një luftë e madhe. Jam i kënaqur sepse ka vende që nuk kanë bërë asnjë gjilpërë, nuk mjafton por ama po ecim. 140 shtete të botës nuk kanë bërë asnjë vaksinë
Një qëndrim që përgënjeshtron hapur ato që ky njeri thoshte në fillim të janarit ndërkohë që nuk thotë asgjë nëse qeveria shqiptare ka kërkuar apo jo për vaksinën ruse apo kineze.
Add new comment