Radioaktiviteti i viteve ’60 kthehet në Europë
Testet bërthamore që Franca ka kryer dikur në shkretëtirën algjeriane, tani po kthehen në Europë.
Pluhuri radioaktiv i Saharasë ka kaluar mbi Francë që nga shkurti, njoftoi Shoqata për Kontrollin e Radioaktivitetit në Perëndim.
Pluhuri zhvendoset nga era dhe po rrit ndotjen në disa pjesë të Evropës Jugore. Shkencëtarët konfirmuan se pluhuri është radioaktiv pasi mblodhën mostra.
Nivelet aktuale të rrezatimit nuk konsiderohen të rrezikshme.
Në vitet '60, Franca kreu disa teste bërthamore në Algjeri, koloni franceze në atë kohë. Për shkak të testeve, Saharaja u ndot me rrezatim.
Kthimin e pluhurit radioaktiv në Europë, meteorologët e shpjegojnë me një stuhi të madhe që përfshiu pjesën veri-lindore të Marokut, ku erërat arrinin një shpejtësi prej rreth 100 km / orë.
Add new comment