Orban: Nuk ka vaksina lindore dhe perëndimore, por të mira ose të këqija
Kryeministri hungarez Victor Orban ka deklaruar në një intervistë për portalin gjerman “Focus” se të gjitha vendet duhet të blejnë vaksina kundër CoVid-19 pavarësisht origjinës së tyre.
Në një pandemi është puna e politikanëve të marrin përgjegjësinë dhe mbrojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sepse ata që marrin kohë mund të shpëtojnë jetë dhe rifitojnë lirinë e tyre
është shprehur Orban.
Sipas tij nuk mund të ndahen vaksinat në lindore dhe perëndimore, por në vaksina të mira dhe të këqija.
Është e papërgjegjshme të politizosh prokurimet e vaksinave dhe të lejosh që njerëzit të vdesin, kufizojnë lirinë e tyre vetëm sepse dikush ka kundërshtime ndaj vendit ku është prodhuar vaksina. Për të folur objektivisht, është e qartë se pjesa lindore e Europës zhvilloi një kulturë vaksinimi gjatë erës komuniste që çoi në zhdukjen e virusit në Europën Lindore shumë përpara sesa në Europën Perëndimore, ku vaksina nuk u pranua për arsye ideologjike
ka shtuar ai.
Add new comment