Familja e Malcolm X kërkon rihapjen e hetimeve për vrasjen e tij
Vajza e aktivistit të njohur të të drejtave të njeriut në vitet ’50-’60 në SHBA, Malcolm X, ka kërkuar rihapjen e hetimeve për vrasjen e tij. Sipas raportimeve në media, shkak është bërë një dëshmi e re që implikon policinë e New York dhe Byronë Federale të Hetimit.
Çdo evidencë që siguron mundësi zbardhjeje të së vërtetës pas tragjedisë së tmerrshme duhet të hetohet rigorozisht
është shprehur një nga gjashtë vajzat e tij, Ilyasah Shabazz.
Çështja duket se është vënë në lëvizje pas një seriali dokumentar të prodhuar nga Netflix, quajtur “Kush e vrau Malcolm X” në muajin shkurt të vitit të shkuar, që provokoi reagimin e prokurorit të Mahatanit, Cyrus Vance që kërkoi rishikimin e çështjes. Policia e New Yorkut ka deklaruar se ka vënë në dispozicion të gjitha të dhënat me rëndësi për çështjen, ndërkohë që zyra e FBI-së në New York nuk ka pranuar të komentojë.
Një aktivist i komunitetit afrikan në SHBA, me bindje islame, Malcolm X u vra në shkurt të vitit 1965 dhe krahas Martin Luther King kanë hyrë në historinë e atij vendi, si dy prej njerëzve më me ndikim në lëvizjen për të drejtat.
Gjatë një konference për shtyp të zyrës së prokurorit të N. Yorkut është lexuar edhe një letër e një ish-oficeri policie, Raymond Wood, tashmë i vdekur, ku akuzohej policia lokale dhe FBI për vrasjen. Hapja e çështjes përkon me disa ngjarje në SHBA si vrasja e Floyd dhe përplasjet e mëdha që i paraprinë largimit të Donald Trump.
Add new comment