Skandali në Peru/ Ish-presidenti u vaksinua gjatë testeve klinike
Një skandal ka trazuar Perunë, pasi një mjek zbuloi se ish Presidenti Martin Vizcarra ishte vaksinuar kundër koronavirusit në tetor të vitit të kaluar.
Doktori që drejtoi testet klinike të vaksinës kineze "Sinopharm" tregoi për ish-presidentin para parlamentit peruan, duke thënë se Vizcarra vetë kërkoi të vaksinohej, edhe pse vaksina ishte ende në fazën e provës.
Dr. Germán Málaga dëshmoi në Parlament të martën se Vizcarra, i cili më parë tha se ishte vaksinuar si vullnetar i provës klinike, nuk ishte, në të vërtetë, një vullnetar.
"Më 1 tetor, Vizcarra ishte i interesuar për vaksinën. Të nesërmen, ai vendosi dhe më kërkoi ta vaksinoja", tha dr. German Malaga, profesor në Universitetin Cayetano Heredia, i cili drejtoi provat klinike të vaksinës kineze për 12 000 peruanë.
Gjatë një dëshmie me video-konferencë para Komitetit Parlamentar, Malaga tha se ish-presidenti nuk ishte vullnetar dhe se ai e dinte se ishte një vaksinë aktive, gjë që çoi në largimin e disa zyrtarëve qeveritarë.
Lidhur me këtë skandal që ka tronditur ditët e fundit Perunë, ministri i Shëndetësisë Pilar Mazzetti dhe ministrja e Jashtme, Elizabeth Astete, kanë dhanë dorëheqjen, raportoi Index.hr.
Comments
Si i gjati qe thuhet qe e
Si i gjati qe thuhet qe e mori ne nje nga vendet arabe.
Add new comment