Hungaria mbyll radion e vetme të pavarur
KlubRadio, radio e fundit e pavarur hungareze mbylli transmetimin në mesnatë. Në një përballje me qeverinë e Oban, radioja la frekuencën analoge të përdorur deri tani. Por Andras Arato, drejtori dhe pronari i transmetuesit, nuk u dorëzua dhe filloi transmetimin në platformën e internetit të radios duke transmetuar “Himnin e gëzimit”, himni zyrtar i Bashkimit Evropian, raporton gazeta e pavarur online “Indeksi”. Kjo ishte një sfidë e hapur për Orban, në një kohë që edhe BE-ja është shprehur "seriozisht e shqetësuar" në lidhje me këtë hap. Në një letër dërguar sot në Budapest, BE kërkon rifillimin e transmetimeve.
Pak para se të ndalonte transmetimet, Arato përshëndeti dëgjuesit duke shprehur zemërimin e tij kundër Orban për vendimin për të mbyllur radion, dhe redaksia numëroi sekondat e fundit të transmetimeve në kanalin e zakonshëm me një numërim mbrapsht.
Por pavarësisht kësaj, radioja po shfrytëzon hapësirën në internet.
Në Hungari, ligji parashikon që kontrollin e përdorimit të frekuencave dhe përmbajtjes mediatike nga një autoritet shtetëror. Dhe arsyeja zyrtare për revokimin e licencës së Klubradio, ankesa e të cilës u refuzua nga Gjykata e Drejtësisë në Budapest, është se nuk kishte njoftuar përmbajtjen e transmetuar me kohë.
Ndërkohë, BE i ka kërkuar Hungarisë që të lejojë KlubRadio të vazhdojë transmetimin. "Kur Hungaria zbaton rregullat e BE mbi frekuencat, duhet të respektojnë kartën e të drejtave themelore, të cilat përfshijnë lirinë e shprehjes, informacionit dhe biznesit", tha zëdhënësi Christian Wigand.
Add new comment