Ebola rikthehet në Guine
Tetë persona kanë rezultuar pozitivë për virusin ebola në Guinenë juglindore. Sipas autoriteteve vendore, tre prej tyre kanë vdekur. Ky është riaktivizimi i parë i sëmundjes në Guine, që nga shpërthimi i epidemisë që zgjati nga 2013 deri në 2016, kohë gjatë së cilës në rajon u shënuan 11 300 viktima.
Një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se në Guine do të dërgohet shumë shpejt ndihmë, raporton France 24.
Shkak për përhapjen mendohet të jetë bërë një funeral. Autoritetet vendase thonë se një person kishte vdekur në fund të janarit në Gouecke, afër kufirit me Liberinë.
Varrimi u bë në Gouecke në 1 shkurt dhe disa njerëz që morën pjesë në këtë funeral filluan të kishin simptoma si diarre, të vjella, gjakderdhje dhe etheve disa ditë më vonë.
Mostrat e para të testuara nga një laborator i ngritur nga Bashkimi Evropian në Gueckedou, zbuluan praninë e virusit Ebola në disa prej tyre.
Me një total prej shtatë rastesh dhe tre vdekjesh, autoritetet shëndetësore vendase e kanë shpallur vendin në situatë epidemie.
Add new comment