Shkeli masat anti-Covid, ministri i Mjedisit gjobitet me 5 milionë lekë
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është gjobitur me 5 milionë lekë të reja, për shkeljen e masave anti-Covid.
Shkelja është konstatuar gjatë një takimi në qarkun e Beratit, ku Klosi ka mbledhur një numër të madh njerëzish, në kundërshtim me ligjin.
Me gjobë është ndëshkuar edhe pronari i lokalit ku është zhvilluar takimi. K.H, është gjobitur me 1 000 000 lekë, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Gjoba të ngjashme kanë marrë ditët e fundit edhe drejtues të LSI-së.
Add new comment