Në Amerikë përpara Kristofor Kolombit
Kristofor Kolombi e kaloi oqeanin në vitin 1492, por disa disa objekte të vogla mbërritën nga Europa në Amerikën e Veriut përpara tij. Disa rruaza blu, të prodhuara në Venecia, mund të jenë objektet më të hershme të bëra në Evropë që kanë shkuar në atë që është SHBA sot. Objektet janë gjetur në Alaskën veriore.
Ekipi gjeti tre rruaza në Punyik Point, një zonë që shtrihet në rrugët e lashta tregtare nga Oqeani Arktik në Detin Bering.
Studiuesi i Universitetit të Alaskës Fairbanks, Mike Kunz, e vendos mbërritjen e objekteve në Punyik Point midis 1440 dhe 1480.
"Kjo rezulton koha më e hershme që materiale në mënyrë të padiskutueshme evropiane shfaqen në Botën e Re nga transporti tokësor", tha Kunz.
Kolombi zbarkoi në Bahamas në 1492.
Studiuesit e identifikojnë prejardhjen e rruazave duke studiuar historinë e prodhimit të qelqit në Venecia. Kjo e fundit i mbajti rrugët tregtare me civilizimet në të gjithë Azinë gjatë viteve 1400 dhe rruazat mund të kenë kaluar përgjatë Rrugës së Mëndafshit drejt Kinës përpara se të përfundonin në Lindjen e Largët Ruse.
Nga atje, një tregtar mund të ketë lundruar përtej ngushticës së Beringut me kajak. Studiuesit mendojnë se ato janë fillimisht në Shashalik, një qendër antike tregtare, përpara se të çoheshin në Punyik Point.
Studimi u botua në revistën “American Antiquity”.
Add new comment