Shpifje dhe mashtrim, kompania e pajisjeve të votimit kërkon 1.3 miliardë $ nga Rudy Giuliani

Postuar në 25 Janar, 2021 16:25

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ndaj Trump dhe njerëzve të tij kanë nisur paditë në gjykata. Një kompani amerikane e makinerive të votimit hapi një proces gjyqësor 1.3 miliard dollarë kundër avokatit të ish-presidentit. Rudy Giuliani akuzohet për shpifje dhe mashtrim lidhur me zgjedhjet presidenciale. Kjo nuk është padia e parë që ngre kompania “Dominion Voting Systems Inc” ndaj njerëzve të ish-presidentit. Ajo më parë ka hapur një proces kundër avokatit të fushatës së Trump, Sidney Powell, të cilin e akuzoi për përhapjen e teorive të rreme të konspiracionit në lidhje me zgjedhjet.

Një punonjës i vjetër i “Dominion”, Eric Coomer, gjithashtu paraqiti padi për shpifje kundër fushatës Trump, duke thënë se ishte kërcënuar me vdekje nga mbështetësit e Trump. Vetë Rudy Giuliani ka thënë gjatë një emisioni në radio javën e kaluar ai po sulmohet për "ushtrimin e të drejtës së fjalës së lirë dhe mbrojtjen e klientit tim".

Trump dhe aleatët e tij nuk e pranuan humbjen e zgjedhjeve presidenciale, duke pretenduar se vota ishte manipuluar. Kompania “Dominion” kërkon 1.3 miliard dollarë dëmshpërblim nga ish-kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, me pretendimin se i mashtroi amerikanët kur u shpreh se kompania kishte fiksuar rezultatin e zgjedhjeve. Dominion shprehet në procesin gjyqësor të tij se ka shpenzuar 565 000 dollarë në sigurinë private për të mbrojtur punonjësit e saj, të cilët po përballen me ngacmime dhe kërcënime me vdekje.

"Deklaratat e Giuliani ishin të qëllimshme dhe në fakt provokuan zemërim dhe i shkaktuan Dominionit dëm të madh", thuhet në padi.

E themeluar në 2002, Dominion është prodhues i madh amerikan i makinerive të votimit, të cilat u përdorën në dhjetëra shtete gjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.