Vesi del me shpirtin. Me Partinë deri sa të ketë ymër
Një lajm i gëzuar për socialistët: Nasip Naço ka kaluar me Partinë Socialiste. Sipas njoftimeve, Naço është shfaqur në Berat në krah të Blendi Klosit duke konfirmuar kështu kalimin e madh. Që nga sot Nasip Naço nuk është më ish-ministri i Sh.P.K, as pjesë e të keqes së madhe me emrin LSI. Ai është një socialist pa vese, i përkushtuar për atdheun dhe prosperitetin.
Nuk dihet se çfarë fiton PS-ja nga kjo lëvizje, as se çfarë humbet LSI-ja, dy subjekte që thjesht zihen për masën e hajdutërisë ndaj parasë publike. Çfarë ka politike te ky ndryshim stolash nga një njeri që dikur e emëruan si ministër? Por më e palexueshme është se pse këto lloj lëvizjesh supozohet se ndikojnë elektoratin që në fakt në një zonë si Berati voton vetëm në një drejtim.
Ajo që është e sigurtë patjetër është se sëmundja e socialistit, e Partisë, është e pashërueshme dhe i ngjan varësisë së kumarxhiut. Jo sepse Naço, Rama, apo ky komiku i çdo qeverie, Klosi, janë socialistë në bindje. Thjesht përkatësia në një grup që vret, vjedh dhe plaçkit prej 70 vjetësh është garanci për karrierë. Kaq e thjeshtë është.
Comments
Per dreq keni te drejte. Te
Per dreq keni te drejte. Te vjen per te vjelle.
dy langoj te denje politike
dy langoj te denje politike te edi rames.
Nacoja ju duhet se eshte ajo thenia e te famshmit aktor prift qe vdiq se fundmi : ketu do vini te gjithe, dhe ti dhe moncja dhe vetelikja qe na ka prishur aq shume pune ...!
Klosi eshte si xhol se ate karakter ka e fusin ngado per te bere asnje gje ... se pa form ka qene tere jeten, ashtu si semundje e bute ...
nder i bejne popullit qe e tregojne se kush jane e pastaj e di populli ti mare keta e ti perplase me ata te tjeret e opozites se nje m*** jane.
Add new comment