Përrallat me topa dhe modernizim të një ministreje që stonon me detyrën

Postuar në 24 Dhjetor, 2020 20:33

Sot është njoftuar festimi i 95 vjetorit të Forcës Detare shqiptare. Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka folur për modernizimin e Forcës duke përmendur të vetmin investim që përflitet prej gati 10 vjetësh, e që është Ssitemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare. Madje në këtë rast bëhet fjalë për “përmirësimin” e këtij sistemi dhe jo ndonjë investim të ri. Ndër të tjera ministrja tha edhe se:

Pas pajisjes së të gjithë anijeve të klasit Iliria me topa 20mm, vitin që vjen, siç diskutuam edhe me Gjeneral Xhebexhinë, do të vijojmë me disa projekte të tjera modernizuese, siç janë pajisja e anijeve me sisteme dhe pajisje komunikimi që do të na lehtësojnë komunikimin me aleatët”, theksoi ministrja Xhaçka, teksa foli edhe për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së riparimit të anijeve të Forcës Detare duke i hapur rrugë projekteve të modernizimit me anije të reja dhe modern

Anijet në fjalë kryejnë detyra patrullimi të Rojes Bregdetare dhe nuk është e qartë në asnjë vend se çfarë përfaqëson kjo Forcë Detare për NATO-n me të cilën po përmirëson sistemin e komunikimit. Sesa larg është kjo Forcë nga objektivat dhe misionet që i vendos vetes këtë e kupton kur lexon vetë përkufizimet që jep Ministria e Mbrojtjes:

Le të shpjegojë ministrja se çfarë përmbush nga këto pika që afishon zyrtarisht.

Kur vjen puna te përkujtime të tilla, politika e ka zakon që të gënjejë njerëzit me përralla për topa dhe armatime, ndërkohë që vendime me rëndësi që duket se cenojnë qartë të paktën kohezionin e strategjisë që shpallet për detin, apo të strategjive verbale që prrallisen lart e poshtë nëpër samite. P.sh në vitin 2020 Baza Detare e Sarandës u shkri dhe siç është bërë e njohur sipërfaqja e saj do të jepet për ndërtime turistike.

Në bazën e Shëngjinit kanë filluar ndërtimet, duke e lënë Shqipërinë praktikisht me dy pika që formalisht janë pjesë e Forcës Detare në një vend që ka vijë detare jo të vogël. Sigurisht që Olta Xhaçka është një aksident në historinë e politikës shqiptare dhe ajo është një aksident kaotik në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes, që as duhet mbivlerësuar dhe as duhet nënvlerësuar.

Thjesht deklarimet e saj që rreken të llustrojnë kazanin e një ushtrie që nuk ka asgjë, është një dëshmi se fasada është filozofi në këtë qeveri e cila mund të justifikohet se gjeti tokën e djegur, por nuk mund të fshehë se atë tokë të djegur e zgjeroi edhe njëherë aq. Për të njëjtën filozofi dhe për të njëjtat interesa.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.