Video/Ku janë infermierët?
Qeveria po kërkon infermierë për nevojat e përballimit të pandemisë. Kjo situatë është e përgjithshme, por në rastin e Shqipërisë qasja ndaj burimeve njerëzore në këtë sektor flet për papërgjegjshmëri dhe pse jo tallje. Kryeministri në vetë të parë e cilësonte ikjen si mundësi për hyrjen në tregun europian të punës, një vit më vonë për disponinilitet të 4000 infermierëve, ndërkohë që sot është hapur aplikimi për 1000 infermierë. Është një situatë që mund të shmangej, qoftë edhe duke marrë seriozisht shqetësimin e ngritur prej kohësh se: mjekët dhe infermierët po ikin.
Add new comment