infermieret

Lombardia vuan largimin e bluzave të bardha

Postuar në 20 Shtator, 2023 18:31

Largimi i bluzave të bardha ka prekur edhe Italinë. Në rajonin e Lombardisë mungojnë rreth 3 mijë infermierë. Sipas Urdhrit të Infermierit, të cilit i referohet Corriere della Sera, janë rreth 66 mijë infermierët që shërbejnë në spitalet e rajonit, shumë më pak sesa nevoja që ka sistemi.

Video/Ku janë infermierët?

Postuar në 27 Nëntor, 2020 17:14

Qeveria po kërkon infermierë për nevojat e përballimit të pandemisë. Kjo situatë është e përgjithshme, por në rastin e Shqipërisë qasja ndaj burimeve njerëzore në këtë sektor flet për papërgjegjshmëri dhe pse jo tallje. Kryeministri në vetë të parë e cilësonte ikjen si mundësi për hyrjen në tregun europian të punës, një vit më vonë për disponinilitet të 4000 infermierëve, ndërkohë që sot është hapur aplikimi për 1000 infermierë. Është një situatë që mund të shmangej, qoftë edhe duke marrë seriozisht shqetësimin e ngritur prej kohësh se: mjekët dhe infermierët po ikin. 

Një akt që nuk ka pse të banalizohet si zakonisht

Postuar në 30 Mars, 2020 13:57

Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve në Itali ishte një politikë e gjestit, e vullnetit të mirë që në fakt duhet përkrahur. Patjetër që z. Rama diti jo vetëm ta realizojë këtë si shprehje të vullnetit të mirë dhe fisnikërisë në këto kohë të vështira për Italinë fqinje, por edhe ta marketojë atë ashtu siç duhet. Me një mesazh në shqip dhe italisht, duke goditur emocionalisht.

Urdhri i infermierit në Itali: Janë 4 mijë infermierë të infektuar

Postuar në 30 Mars, 2020 12:21

Italia ka numrin më të madh të infermierëve të infektuar. Sipas Barbara Mangiacavalli, presidente e Federatës Kombëtare të Urdhërit të Infermierit janë rreth 4 mijë infermierë të infektuar me Covid-19.

Shumë prej tyre janë shprehur të frikësuar nga kjo situatë dhe shumë të tjerë kanë marrë ndihmë psikologjike për të përballuar situatën e vështirë që po kalojnë.

Dy takime në ditë me psikologë dhe psikiatër janë mbajtur në Spitalin Papa Gjon XXIII në Bergamo para ndërrimit të turneve.

Subscribe to RSS - infermieret