60 milionë$ për betejën ligjore të Trump, "i vetmi që nuk e sheh humbjen"
Republikanët në SHBA po përpiqen të mbledhin 60 milionë dollarë për të financuar betejën ligjore të presidentit Donald Trump kundër rivalit të tij demokrat, Joe Biden. Agjencia “Reuters” referon tre burime të veta që janë në njohje të çështje dhe shton se stafi i fushatës së Trump ka depozituar disa padi në disa shtete, që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ditës së martë.
Trump nisi fushatën me avantazh financiar ndaj Biden, por në fund të saj mbeti pas, duke provuar kështu një dukuri elektorale që sqaron një pjesë të mbështetjes për kandidatin demokrat. Aktualisht Trump ka humbur betejën ligjore në Georgia dhe Nevada, por fitoi në Pensilvani. Ajo që po kërkohet zyrtarisht është “numërimi i çdo vote të ligjshme”, siç cilësoi shefi i stafit të Mike Pence, Mars Short. Është një qëndrim që nënkupton se mund të ketë edhe vota të paligjshme dhe vetë ky lloj diskutimi diskrediton SHBA dhe autoritetin e saj të mirënjohur si vendi që shpall zgjedhjet demokratike si parim të panegociueshëm.
Në krye të betejës ligjore të Trump është caktuar, David Bossie një aktivist konservator që drejton grupin Qytetarët e Bashkuar. Por problemi për Trump është më shumë politik. Brenda kampit republikan ka zëra që po kërkojnë largimin e tij në zbatim automatik të vendimit të qytetarëve amerikanë që i tha mesa duket Jo një mandati të dytë të tij.
Kjo garë ka mbaruar dhe i vetmi person që nuk e sheh një gjë të tillë është Donald Trump
citon “Reuters” një zyrtar të Partisë Republikane.
Add new comment