Republika është e imja. Projektligji që zhvesh Presidentin dhe fjala e re 'Kushtitutive'

Postuar në 06 Nëntor, 2020 14:02

Është zbardhur sot në media draftligji për Presidentin e Republikës, një ide që ka vite që diskutohet. Nga sa lexohet në draftin e publikuar, aty preken edhe përkufizimet për Presidentin, që ushtron kompetenca “në cilësinë e organit të lartë shtetëror”.

P.sh nëse në Kushtetutë, neni 86 thotë se:

Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit

nenin 2 të draftit ky përkufizim hollohet në tretësirën juridike në këtë formë:

Presidenti i Republikës është Kryetari i Shtetit. Ai ushtron vetëm kompetencat që i ngarkohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ose me ligj, si Kryetar i Shtetit ose si ndërmjetës dhe ekuilibrues midis pushteteve.

Veprimtaria e Presidentit të Republikës udhëhiqet nga parimi i paanësisë, mosndërhyrjes dhe bashkëveprimit me pushtetet

Pra nëse Kushtetuta ngarkon një barrë simbolike të unitetit të popullit mbi një institucion, pritet që ligji ta përmbushë me mekanizma këtë dispozitë. Në të vërtetë projektligji krijon një hendek të qartë ku mund të dallohet prirja për kufizim që shumica e tanishme po mundohet të bëjë ndaj presidentit. Kjo mund të jetë në thelb diçka jo e keqe, por norma që udhëhiqen nga situata të veçanta nuk mundet të jenë rregulluese të mira. Mandej, vetë drafti në nenin 16, cilësuar si Kompetencat Kushtitutive!!!(ndoshta një kalk nga përkthimi), bën një rishikim formal, apo verbal të përkufizimit të mësipërm kur sanksionon se:

Kompetencat sipas këtij kreu ushtrohen nga Presidenti i Republikës në cilësinë e organit të lartë shtetëror në procedurat për ngritjen dhe formimin e organeve të tjera

Në rrethin e këtyre kompetencave bëjnë pjesë të gjitha kompetencat që përfshijnë Presidentin e Republikës në kontrollin dhe barazpeshën midis pushteteve, si dhe në procedurat për formimin dhe funksionimin e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Presidenti i Republikës i ushtron kompetencat sipas këtij kreu me paanësi, transparencë dhe llogaridhënie publike.

Kompetencat e këtij kreu ushtrohen në emër të organit

Pra nëse në përkufizim presidenti trajtohet si një lloj ndërmjetësi dhe ekuilibruesi, në këtë dispozitë i njihet edhe kompetenca e Kontrollit në ngritjen e organeve të tjera. Këtu vjen ndërmend dekreti ose refuzimi për të dekretuar ministrat. Nëse në frymë ligji synon kontrollin dhe kufizimin e Presidentit, ai nuk ja del ta bëjë këtë si duhet pse Kushtetuta ngarkon kreun e Shtetit me Emërimin e Kryeministrit që për t’u votuar votohet nga Legjislativi. Në një mënyrë apo tjetër, presidenti luan këtu rolin e një pushteti dhe jo thjesht të një organi të lartë. Por këtu drafti arrin absurdin kur në nenin 20 synon të anashkalojë një kompetencë të shprehur qartë në Kushtetutën e Shqipërisë, e cila në nenin 95, 96, 97 thotë:

Të vihet re se në nenin 97 thuhet qartë se kryeministri Emërohet nga Presidenti, pra në pikëpaamje Kushtetuese nuk mund të ketë mënyrë tjetër për legjitimitetin e kryeministrit. Mirëpo në nenin 20 të draftit thuhe se:

Kjo është një dispozitë që nuk justifikohet në Kushtetutë dhe është e paimagjinueshme që një ligj të parashikojë rregulla që injorojnë Ligjin Themeltar. Neni 99 i Kushtetutës parashikon betimin para Presidentit të ministrave dhe kryeministrit, mirëpo ky betim si procedurë dhe detyrim kushtetues nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë me ligj, ndërkohë që është krejt absurde që një Kryeministër që është zgjedhur pa emërim nga Presidenti të betohet para tij. Këto sekuenca hibride juridike janë asgjë më shumë sesa produkt i një synimi politik që lidhet ngushtë me përvojën e hidhur ku Presidenti ka kufizuar pushtetin e një kryeministri si Edi Rama.

Është absurde p.sh që edhe pamundësinë e ushtrimit të detyrës të kryetarit të shtetit ta konstatojë Ministri i Brendshëm apo edhe një kryetar i Grupit Parlamentar, ndërkohë që vetë përfshira në nenin 20/21 të rasteve të mosdekretimit është prova se argumenti i deridjeshëm i shumicës se presidenti nuk mund të mos dekretojë propozimin e kryeministrit bie. Ai nuk qëndron.

Lexoni më poshtë nenin 27 për betimin sesi shumica e tanishme bën pjesë të legjislacionit sëmundjen e vet të padurimit. Pika 1 e nenit 24 bie ndesh me nenin 99 të Kushtetutës…Mund të vazhdohet gjatë me këtë çarçaf që e turpëron shtetin shqiptar, Kuvendin që propozon marrëzi të tilla që nuk imagjinohen as në statutin e PS-së, që është asgjë më shumë sesa partia personale e Edi Ramës. Është një ligj që nuk i qëndron logjikës dhe nuk ka koherencë mes përkufizimit si kryetar shteti për presidentin dhe natyrës policore të kufizimeve survejuese dhe asgjësuese që tenton t’i bëjë atij shkruar sipas parimit: Po deshe mirë, nëse jo ne bëjmë çfarë duam.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Gjithe keto komplikacione! Partia qe fiton shumicen e votave zgjedh edhe kryeministrin e vendit, i cili ben betimin para presidentit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.